-2.9 C
Prizren
E enjte, 1 Janar, 2026

Gjoni Palokaj nga Prizreni vazhdon me fitore

Gjoni Palokaj, luftëtari me origjinë nga Prizreni, ka vazhduar serinë e tij të suksesshme të fitoreve në MMA duke mposhtur me pikë maksimale Karol Arteaga nga Venezuela. Ndeshja u zhvillua të shtunën në arenën Rudolf Weber në Oberhausen, Gjermani, para 10 mijë shikuesve.

Në kategorinë e peshës 66 kg, Palokaj tregoi dominim të plotë kundër Arteagës, i cili erdhi në këtë përballje me një rekord të fortë prej 6 fitoresh dhe vetëm 1 humbjeje. Pavarësisht teknikës së tij shpërthyese, Arteaga nuk arriti të përballojë fuqinë dhe aftësitë e Palokajt, i cili kontrolloi gjithë ndeshjen.

Kjo fitore shënon fitoren e tretë radhazi për Palokajn në MMA, pas një debutimi të suksesshëm në Oktagon kundër Pokorny. Nga 8 fitoret e tij, 6 i ka arritur me nokaut, duke u bërë një nga luftëtarët më të frikshëm në organizatat gjermane. Pas kësaj fitoreje, Palokaj synon një përballje me Pascal Hintze këtë vit në München.

Gjoni Palokaj, i lindur në Gjermani, por me rrënjë nga Velezha e Prizrenit, festoi fitoren e tij me flamurin kombëtar, duke nderuar vazhdimisht origjinën e tij shqiptare./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Rrahje masive në Atmaxhë të Prizrenit

Disa persona janë përfshirë në një rrahje fizike dje në fshatin Atmaxhë të Prizrenit. "Policia ka pranuar njoftim se në këtë lokacion po zhvillohej një...

Tragjedia në Prizren, dëshmitari: E theva derën, por s’arritëm ta shpëtojmë fëmijën (VIDEO)

Një fëmijë i moshës 1 vjeçare e ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që përfshiu një shtëpi sot në Prizren.   Rreth ngjarjes tragjike...

Lajmet e Fundit