13.7 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Pesë lojtarë të pezulluar pas përleshjes në ndeshjen Deçani – Prizreni

Lojtarët e Deçanit, Megzon Rogova, Beqir Tolaj, Donat Aliçkaj, Fatlum Dacaj, dhe ai i Prizrenit, Bill Willson, janë pezulluar për shkak të përfshirjes në një përleshje gjatë ndeshjes mes Deçanit dhe Prizrenit.

Fatlum Dacaj është dënuar me dy ndeshje pezullim për goditje me shqelm nga prapa, ndërsa futbollistët e tjerë të skuadrës së Deçanit dhe Prizrenit janë pezulluar deri në përfundimin e hetimeve nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Ndeshja e fundjavës, e vlefshme për xhiron e dytë të Ligës së Dytë, u ndërpre disa minuta para përfundimit për shkak të përleshjes mes lojtarëve në fushë dhe sulmeve fizike ndaj lojtarëve mysafirë nga tifozët vendas.

Një numër i konsiderueshëm tifozësh hodhën mjete të forta dhe persona të paautorizuar hynë në fushë për të kryer sulme fizike.

Për shkak të dështimit në organizimin e ndeshjes, Komisioni Disiplinor i FFK-së ka hapur procedurë disiplinore edhe ndaj klubit Deçani.

“Lëshim në organizimin e ndeshjes së javës së dytë të Ligës së Dytë Deçani-Prizreni, zhvilluar më 08.09.2024 në Isniq. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores Disiplinore, kërkohet një deklaratë shtesë nga përfaqësuesi zyrtar i KF Deçani,” thuhet në njoftimin e FFK-së.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

E dhimbshme: Pas një sëmundje të rëndë, vdes profesori nga Suhareka

Pas një sëmundje të rëndë, ka vdekur ditën e djeshme profesor Faton Kabashi nga Krushica e Poshtme e Suharekës. Lajmi për vdekjen e tij u...

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të ndryshueshme meteorologjike. Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës, të hënën dhe të martën priten reshje...

Lajmet e Fundit