9.7 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Dogana parandalon futjen e mallrave me afat të skaduar në Vërmicë

Dogana e Kosovës ka parandaluar futjet e mallrave me afat të skaduar në treg, në pikën kufitare në Vërmicë.

Një subjekt importues kishte paraqitur për zhdoganim një ngarkesë tregtare, e cila u përzgjodh për kontroll bazuar në analizën e riskut të kryer nga Dogana e Kosovës.

“Gjatë këtij kontrolli, në praninë e inspektorëve fito-sanitarë, zyrtarët doganorë identifikuan disa mallra me afat të skaduar përdorimi, përfshirë: produkte furrtarie, çamçakëzë, ëmbëlsira gomuara, biskota dhe erëza”, thuhet në njoftimin e doganës.

Më Shumë

Përkujtohen 68 të vrarët e masakrës së Fortesës

Në 27-vjetorin e ngjarjes tragjike të pranverës së vitit 1999, sot u përkujtuan 68 civilët e vrarë dhe të masakruar në fshatin Fortesë të...

Suhareka synon forcimin e bashkëpunimit ndërkomunal me Fellbach dhe Meissen

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Arta Gashi, ka pritur në një takim nënkryetaren e qytetit Fellbach dhe përfaqësues të qytetit Meissen, me të cilët...

Lajmet e Fundit