27.2 C
Prizren
E shtunë, 13 Shtator, 2025

Veliu pasi fitojë çmimin ‘Ylli i Javës’: Evropa, objektiv i Malishevës

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin ‘Ylli i Javës”.

Ky çmim për javën e tetë në Albi Mall Superligë i është ndarë futbollistit të FC Malisheva, Arlind Veliu.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit

Ky komision vendosi që çmimi ‘Ylli i Javës’ për xhiron e tetë t’i takojë Veliut, i cili për 90 minuta ishte lojtari më i vlefshëm i skuadrës së tij.

Ndonëse mbrojtës i krahut, ai shënoi një nga tre golat në fitoren e FC Malishevës në transfertë kundër FC Suharekës (1:3), e cila bëri që kjo skuadër të kryesojë e vetme renditjen me 17 pikë.

Pasi mori këtë çmim, Arlindi u shpreh i lumtur që u vlerësua si më i miri i javës.

“E kemi analizuar ndeshjen me Suharekën, e cila ka pasur një ecuri të mirë, dhe kemi arritur të përmbysim rezultatin. 20 minutat e para nuk ishim të koncentruar dhe Suhareka na krijoi disa raste, por me kalimin e kohës morëm lojën në dorë dhe e kthyem rezultatin. Objektivi ynë është të jemi në Evropë, por kemi lojtarë shumë të mirë dhe mund të dalim kampion. Kemi një ekip shumë stabil, kemi lojtarë të talentuar dhe një përbërje të shkëlqyer. Shpresojmë që të arrijmë objektivin tonë në fund. Jo vetëm unë, por të gjithë ekipi jemi në formë të mirë dhe shpresojmë që të mbajmë këtë formë deri në fund. Ky çmim nuk është vetëm i imi, por i gjithë bashkëlojtarëve dhe shtabit teknik që më kanë dhënë mundësinë të paraqitem mirë në çdo ndeshje. Shpresoj që të gjithë lojtarët e Malishevës të marrin këtë çmim”, ka thënë Veliu për faqen zyrtare të FFK-së.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Shërbimi i Zjarrfikësve në Dragash pajiset me mjete teknike falë KFOR-it Italian

Shërbimi i Zjarrfikësve në Dragash është pajisur dje me një kontingjent të ri mjete teknike, të cilat do të rrisin efikasitetin dhe cilësinë e...

Tragjike në Prizren: 71-vjeçari bie nga muret e Kalasë dhe vdes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Prizren, ku një 71-vjeçar ka humbur jetën afër mureve të Kalasë së qytetit. Burime të Sinjalit bëjnë...

Lajmet e Fundit