12.4 C
Prizren
E shtunë, 8 Nëntor, 2025

Prizren: U shty në mungesë të dëshmitarëve, vazhdon seanca ndaj 13 të akuzuarve për kontrabandë me duhan

Në Gjykatën Themelore në Prizren sot nga ora 10 do të vazhdojë seanca ndaj 13 të akuzuarve për kontrabandimin e 80 mijë kilogramëve duhan.

Në seancën e sotme do të bëhet shikimi i CD-ve si prova materiale.

Lajmi për vazhdimin e kësaj seance është konfirmuar për Klankosova.tv nga zëdhënësi i kësaj gjykate, Marcel Lekaj.

Kjo seancë ishte shtyrë të martën vetëm rreth një orë pas fillimit.

Seanca e djeshme ishte mbajtur vetëm një pjesë, pastaj për shkak të mungesës së dy zyrtarëve policorë në cilësinë e dëshmitarëve ajo ishte ndërprerë.

“Mungesën e dëshmitarëve ditën e djeshme të njëjtit e kishin arsyetuar tek Prokurorja e rastit e cila i ka propozuar si dëshmitarë për shkak të angazhimit të tyre në një plan operativ”, tha ai.

Më 17 maj, Dogana e Kosovës kishte njoftuar për përfundimin e operacionit “Katrani”, që kishte nisur në vitin 2018-të.

Ndaj 13 personave ishte ngritur aktakuzë për kontrabandim me 80 mijë kilogramë duhan.

Kjo e kishte dëmtuar buxhetin me 3 milionë euro.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Bashkimi triumfon ndaj Penzës

Në palestrën “Sezai Surroi” u zhvillua një ndeshje interesante në kuadër të Superliga Femrat, ku Bashkimi arriti të fitojë ndaj Penzës me rezultat 56:70...

Prizreni gati për Turneun Memorial të Boksit ‘Komandant Drini’

Në nderim të heroizmit të Komandant Drinit – Ekrem Rexhës, qyteti i Prizrenit do të presë nesër (8 nëntor 2025) Turneun Memorial të Boksit...

Lajmet e Fundit