Suhareka me sytë nga derbi: Lufta për supremaci në Superligë

Sot, në ora 13:00, pritet një nga përballjet më të zjarrta të Superligës së Kosovës, ku FC Ballkani do të luajë kundër FC Suhareka në derbin e qytetit. Ndeshja e vlefshme për javën e 9-të të AlbiMall Superligës do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë, përcjell PrizrenPress.

 

Pas një pushimi të shkurtër për shkak të angazhimeve ndërkombëtare, të dyja skuadrat rikthehen në fushë për të përmbyllur fazën e parë të kampionatit. Ballkani synon të vazhdojë me rezultate pozitive dhe të sigurojë 3 pikët në këtë sfidë për të ruajtur pozitat në kreun e tabelës. Ndërkohë, Suhareka, gjithashtu, do të kërkojë fitoren në këtë përballje të rëndësishme.

Ballkani është në vendin e dytë me 14 pikë, ndërsa Suhareka, me 13 pikë dhe një ndeshje më pak, ndodhet pas tij.

Tifozët e të dyja skuadrave pritet të krijojnë një atmosferë elektrizuese në tribuna, duke i dhënë mbështetje të fuqishme ekipeve të tyre. Sfida e sotme shihet si një test i rëndësishëm për ambiciet e të dy klubeve këtë sezon./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”


https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Më Shumë

Dyshohet se lejuan kundërvajtësit të largohen pa masa ligjore, IPK rekomandon suspendimin e tre policëve në Prizren

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës ditë më parë kanë filluar të ndërmarrin veprime fillestare hetimore lidhur me veprimet/reagimet policore ku dyshohet se janë...

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Lajmet e Fundit