“Kancerin e gjirit e mposhtim së bashku” – GVV në Prizren organizon tryezë ndërgjegjësimi

Gratë për Vetëvendosje, në kuadër të aktiviteteve për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit, dje kanë organizuar një tryezë me temën “Kancerin e Gjirit e mposhtim së bashku”. Të pranishmëve i’u drejtuan Zëvëndësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha, Kryetarja e GVV në Prizren, Nora Fetoshi dhe Mjeke radiologe, Edona Sopaj.

“Kontrollat e rregullta, ultrazëri, mamografia, rezonanca magnetike dhe diagnostifikimi i hershëm ishin porositë që dolën nga eskpertët shëndetsor si hapa preventiv për kancerin e gjirit”, thuhet në njoftim, përcjell PrizrenPress. “Gratë pjesëmarrëse ndan poashtu edhe përvojat dhe sfidat e tyre e të cilat janë kurajo e forcë për të gjithë ne”.

Gratë u njoftuan edhe për investimet e fundit në fushën e Shëndetësisë, si Rezonanca Magnetike në Spitalin Rajonal të Prizrenit, si dhë në përmirësimin e kushteve dhe sigurimin e aparturave e barnave adekuate për diagnostifikim dhe trajtim./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e fundit

Pika kufitare e Morinës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar...

Oborret e shkollave në Dragash kthehen në parkingje falas gjatë verës

Komuna e Dragashit ka marrë vendim që oborret e të gjitha shkollave në territorin e komunës të shfrytëzohen si parkingje pa pagesë gjatë sezonit...

Lajmet e Fundit