10.8 C
Prizren
E diel, 20 Tetor, 2024

Nis projekti për shenjëzimin e rrugëve në Prizren

Pas shumë kërkesave dhe sugjerimeve të Policisë Rajonale të Kosovës, Komuna e Prizrenit ka nisur shenjëzimin e rrugëve, projekt i cili do të përfundojë vitin e ardhshëm. Këtë projekt e ka mirëpritur opozita dhe qytetarët, ndonëse janë skeptikë në realizimin e tij në afatin e duhur.

Mungesa e shenjëzimit të rrugëve ka sjell aksidente në rrugët e Prizrenit, të cilat i kanë vuajtur drejtuesit e automjeteve.

“Shenjëzimi këtu shumë është vonu, jo pak, se në çdo moment me të humbë vija duhet me u aktivizu vija e plotë dhe të gjitha vijat me qenë të dukshme,  e këtu nuk ka shenja kurgjo, shenjat janë po në tokë jo”, tha Feim Rexhaj, taksist.

Pas shumë pritjesh, Komuna e Prizrenit ka arritur që ta tenderojë një projekt për shenjëzim horizontal dhe vertikal.

“Me nënshkrimin e kësaj kontrate me operatorin ekonomik, normalisht që në kontakt me inxhinierët e drejtorisë si dhe me njerëzit përgjegjës të komunikacionit nga Policia e Kosovës, kanë dal edhe operatori ekonomik në terren dhe kanë verifiku gjithë qytetin e Prizrenit se ku janë ato mungesa themelore te shenjëzimeve dhe ka fillu shenjëzimi” , deklaroi mes tjerash Çelë Lamaj, drejtor i Shërbimeve Publike.

Opozita nuk pret që projekti i shenjëzimit të rrugëve të përfundojë para fillimit të sezonit dimëror.

“Natyrisht që jemi të kënaqur që më në fund po fillohet edhe pse me vonesë mirëpo shenjat janë që këto sinjalizime nuk do të mund të përfundohen para fillimit të stinës së dimrit, që sigurisht paraqet rrezik për vozitësit, për këmbësorët, për të gjithë njerëzit që janë në komunikacion”, tha Haziz Hodaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren.

Ndërkohë, bëhet e ditur se policia e ka ngritur disa herë këtë shqetësim për shkak të mungesës së shenjave në rrugët e Prizrenit./rtk/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Edhe një trofe në koleksionin e KBF Bashkimi

Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj priti sot kampionet e KBF Bashkimi, të cilat pas një paraqitjeje mbresëlënëse në finalen e Superkupës arritën të triumfojnë...

Hapet aplikimi për Programin e Subvencionimit të Energjisë Elektrike për Konsumatorët e Cenueshëm

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se është hapur aplikimi për Programin e Subvencionimit të Energjisë Elektrike për Konsumatorët e Cenueshëm. Kliko videon: https://www.facebook.com/watch?v=917978133581555 Murati...

Vjeshtë e dashur

Lajmet e Fundit