Arrestohet një i dyshuar për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje në Prizren

I dyshuari I.K. nga Prizreni  është arrestuar pas hetimeve mbi një rast të dhunës në familje.

Ai ka pasur në posedim edhe një arme ilegale.

“Pas marrjes së informacionit, njësiti i hetimeve ka ndërmarrë veprime operative për lokalizimin dhe konfiskimin e armës. Gjatë operacionit, është gjetur një armë e llojit Zoraki, e cila përfshinte një karikator dhe gjashtë fishekë, të cilat do të shërbejnë si prova materiale në gjykatë”, njofton policia.

Pas intervistimit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, I.K. është dërguar në mbajtje për një periudhë prej 48 orësh.

Ndaj tij pritet të ngritet kallëzim penal për veprat penale të “Dhunës në familje” dhe “Armëmbajtjes pa leje”./PP/

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Hamza dhe Totaj vizitojnë familje të veteranëve dhe dëshmorëve në Prizren

Kandidati i Partia Demokratike e Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, së bashku me kryetarin e degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, kanë zhvilluar...

“S’e kemi propozuar Nait Hasanin e as të tjerët..”, Totaj thotë se në listë nuk janë ata që dyshohen për manipulim me vota

Nait Hasani nga Partia Demokratike e Kosovës, i cili në zgjedhjet e 28 Dhjetorit ishte në mesin e personave ku dyshohet për manipulim të...

Lajmet e Fundit