Kosova Düseldorf shtron darkë për Ballkanin

Klubi Futbollistik “Ballkani”, nga Suhareka ka udhëtuar pë Düseldorf pë të zhvillur ndeshjen futbollistike për kupën Kosovë-Mërgatë, kundër nikoqirit, Kosova Düseldorfit.

Drejtuesit e klubit të shqiptarëve të Düseldorfit të drejtuar nga Bujar Neziri, i kanë bërë pritje madhështore lojtarëve dhe drejtuesve të klubit Ballkani, të kryesuar nga presidenti Arsim Kabashi. Nënkryetari i klubit FC Kosova Düseldorf, Rrahim Hyseni për nder të musafirëve nga Suhareka u ka shtruar darkë në njërin nga lokalet më të bukura në qytetin e Düseldorfit.

Ndeshja për kup Kosovë-Mërgatë do të zhvillohet ditën e dielë me fillim në ora 14:00, ku pritet të ketë spektakël të vërtetë.

         

 

Më Shumë

Oborret e shkollave në Dragash kthehen në parkingje falas gjatë verës

Komuna e Dragashit ka marrë vendim që oborret e të gjitha shkollave në territorin e komunës të shfrytëzohen si parkingje pa pagesë gjatë sezonit...

Vrasja e imamit në Dragash: Paraburgim për të dyshuarit, dyshohen për vrasje mizore dhe mosdhënie ndihme

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj dy të pandehurve, B.H....

Lajmet e Fundit