Zafir Berisha: Parlamentit do t’i kthehet serioziteti pas nëpërkëmbjes nga politikanë të papërgjegjshëm

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha ka thënë se me ardhjen në pushtet të Nismën Socialdemokrate Kuvendit të Kosovës do t’i kthehet serioziteti.

Kjo pasi sipas tij, Parlamenti është venitur, madje edhe nëpërkëmbur nga politikanë të papërgjegjshëm, njofton Klankosova.tv.

“Nisma dhe fryma e Nismës Socialdemokrate do të jetë nga shkurti i vitit të ardhshëm në Parlament, dhe mendoj se Parlamenti do të fillojë të rikthejë seriozitetin që e ka pasur sepse është venitur, ose nëpërkëmbur nga politikanë të papërgjegjshëm, të cilët aksidentalisht para katër vjetëve erdhën në pushtet”, tha Berisha në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Tutje, ish-deputeti shton se Lëvizja Vetëvendosje do të marr më së shumti 30 për qind të votave, pasi thotë se populli i Kosovës nuk mashtrohet më.

“Sondazhi i fundit Vetëvendosjen e ka pru në 33/34 për qind, por unë mendoj që është shumë, realisht duhet të sillet nga 28 deri në 30. Baza e tyre sillet prej 9 deri në 12 për qind. Po mendon që ky popull edhe një herë mashtrohet, nuk ka lujt ky popull. Gjithnjë e më tepër po dalin gjërat në shesh, të cilat nuk përputhen me premtimet që i kanë dhënë”, tha Berisha.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Policia bastis një kafiteri në Prizren mbi dyshimin për narkotikë, gjen vetëm një pistoletë

Policia ka bastisur një kafiteri në Prizren ku dyshohej se nga aty shpërndaheshin narkotikë. Lokali është i dy vëllezërve. Sipas Policisë, përveç narkotikëve në lokal...

Shpërthim në Prizren: Bombë në shtëpinë e avokatit

Një shpërtim ka tronditur një lagje të qytetit të Prizrenit. Ngjarja ndodhi pas mesnatës, ku cak ishte shtëpia e avokatit Betim Kadolli, ku persona të...

Lajmet e Fundit