2.4 C
Prizren
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024

Vrasja me thikë tek “Tranziti i ri” në Prizren, i akuzuari pretendon se në procesverbalin e seancës së fundit s‘janë futur disa fjali

Në seancën e së mërkurës, në Gjykatën Themelore në Prizren, në rigjykimin për vrasjen e M.K., me thikë tek “Tranziti i ri” në Prizren, i akuzuari Albert Ademaj dhe avokati i tij Klodian Krasniqi kanë thënë se në procesverbalin nga seanca e fundit të datës 27.09.2024, nuk janë futur disa fjali.Në këtë rast, Orhan dhe Albert Ademaj ngarkohen se më 1 maj 2020 në Prizren, saktësisht në rrugën “Ismail Kryeziu” tek i ashtuquajturi “Tranziti i ri”, në bashkëkryerje, me dashje nga motivi i hakmarrjes, privojnë nga jeta tani të ndjerin M.K., raporton “Betimi për Drejtësi”.

Avokati Krasniqi dhe i mbrojturi i tij Albert Ademaj deklaruan se në procesverbal nuk ishin përshkruar, përkatësisht kërkesa e të akuzuarit Albert Ademaj për përjashtimin e Prokurorit të rastit.I akuzuari Albert Ademaj, tha se ai kishte bërë kërkesën për përjashtimin e prokurorit, Genc Nixha ngase sipas tij i njëjti në seancën e fundit por edhe në seancat e mëhershme i kishte kërcënuar.

Ai tha se prokuroi i ishte drejtuar me fjalët: “mos gabo me kqyr”, “çka po më kqyr”, të cilat fjalë sipas tij nuk ishin cekur në procesverbal.Lidhur me këtë, prokurori Nixha deklaroi se nuk kishte asgjë personale me të akuzuarit, duke shtuar se kërkesa e parashtruar për përjashtimin e tij ishte refuzuar nga ana e kryeprokurorit të shtetit.

Në anën tjetër, mbrojtësi i të akuzuarit Orhan Ademaj, avokati Blerim Mazreku kërkoi nga trupi gjykues, të i njoftonin të njëjtit, nëse në kërkesën për përjashtimin e prokurorit, i kishin bashkangjitur edhe video-incizimet siç kishte kërkuar mbrojtja. Ai shtoi se nëse të njëjtat nuk i ishin bashkangjitur kërkesës në fjalë, kërkoi që të siguroheshin video-incizimet dhe kërkesa për përjashtimin e prokurorit të përsëritej me qëllim që të vendoste kryeprokurori i Prokurorisë në Prizren.Ndërkaq, avokati Klodian Krasniqi kërkoi që të bëhej verifikimi se a ishte incizuar me audio-incizim seanca e datës 27.09.2024.

Pas kësaj, trupi gjykues në krye me gjyqtaren Raima Elezi, mori vendim që të sigurohej audio-incizimi nga seanca e datës 27.09.2024.Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren në gjykimin e parë, më 28 dhjetor 2023 të akuzuarin Orhan Ademaj e kishte dënuar me 22 vjet burgim, kurse të akuzuarin Albert Ademaj me 13 vjet burgim. Por, ky rast është kthyer në rigjykim me vendimin e Gjykatës së Apelit të datës 3 maj 2024.

Ndryshe, Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të ngritur më 30 tetor 2020, Orhan Ademaj dhe Albert Ademaj, akuzohen se më 1 maj 2020 në Prizren, saktësisht në rrugën “Ismail Kryeziu” tek i ashtuquajturi “Tranziti i ri”, në bashkëkryerje me dashje nga motivi i hakmarrjes, privojnë nga jeta tani të ndjerin M.K.Tutje sipas aktakuzës thuhet se ditën kritike derisa të pandehurit ishin në qarkullim me veturën e tyre të markës “Golf III”, të cilën ishte duke e drejtuar i pandehuri Albert Ademaj, në momentin që e vërejnë tani të ndjerin M.K, i cili ishte në cilësinë e pasagjerit në motoçikletën e dëshmitarit Miran Halili, i përcjellin me automjetin e tyre së pari në lagjen “Ortakoll” dhe iu afrohen motoçikletës.

Bazuar në aktakuzë, vetë dëshmitari Miran deklaron se ka vërejtur thikën në dorën e të pandehurit Orhan dhe me qëllim të shmangies së konfliktit eventual i njëjti duke e drejtuar motoçikletën lëvizë në drejtim të lagjes “Arbanë”, gjithnjë duke u ndjekur pas nga të pandehurit, të cilët kanë qenë në veturën e tyre.Sipas aktakuzës, kur arrijnë në rrugën “Ismail Kryeziu” tek i ashtuquajturi “Tranzit i ri” në Prizren, e cila rrugë nuk ka dalje e që vërehet nga kamerat e sigurisë të vendosura në shtëpitë përskaj rruge është regjistruar veprimi i të pandehurve, të cilët me automjetin e tyre iu janë vënë pas dhe e kanë goditur motoçikletën.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

Thuhet se pas kësaj, i pandehuri Orhan pasi që del nga automjeti i afrohet të ndjerit M. dhe në konflikt me viktimën e godet me thikë në pjesën ballore të gjoksit, pas së cilës me të shpejtë kthehet në automjet dhe largohen nga vendi i ngjarjes derisa viktima duke e mbajtur dorën në plagën e shkaktuar, pas së cilës ka ardhë auto ambulanca – emergjenca në vendin e ngjarjes dhe viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren.Me këtë rast, sipas aktakuzës është vërtetuar se i njëjti në emergjencë ka arritur pa shenja jete, sipas raportit të mjekut kujdestar Sadri Hulaj me nr.3227, të datës 1 maj 2020.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Me këto veprime, Orhan dhe Albert Ademaj akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” për të cilën vepër penale parashihe dënim me jo më pak se 10 vite burgim ose me burgim të përjetshëm.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Biblioteka e Prizrenit kremtoi jubileun e 80-të

Të premten, me një manifestim kulturor, është shënuar jubileu i 80-të i themelimit të Bibliotekës Ndërkomunale të Prizrenit. Kjo bibliotekë, më e vjetra në...

Arrestohet kampioni i boksit Florian Marku

Kampioni shqiptar i boksit, Florian Marku është arrestuar në Gjermani. Mësohet se ai ishte në kërkim nga autoritete greke, si i dënuar me 7...

Lajmet e Fundit