3.3 C
Prizren
E martë, 20 Janar, 2026

Abdixhiku në Suharekë: Për keqpërdoruesit e pushtetit kam vetëm një mesazh, ndryshimi i madh po vjen

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha se qytetarët e kanë mundësinë që më 9 shkurt të vitit të ardhshëm, të zgjedhin për ndryshimin që e meritojnë.

Nga ‘Turneu e Ndryshimit’ që u mbajtë në Suharekë, Abdixhiku tha se qytetarët duhet të zgjedhin për për mësuesit, mjekët, punëtorët e shërbyesin që marrin lëmoshë dhe s’ka kush t’i dëgjojë.

“Është koha të zgjedhni për ushtarët e policët që ja dalin vet në përballje me terroristë, por nuk ja dalin dot në përballje me përditshmërinë – prandaj dhe duhet të protestojnë. Ushtarë e policë në protestë – këtë pamje s’mund ta pranojmë, s’do ta pranojmë, s’do ta tolerojmë”, tha Abdixhiku.Ai tha se po ashtu se “është koha të zgjedhni për ata bujq, që nuk kanë motra e vëllezër në Ministri për t’i marrë grantet nga 100 mijë”.

“Për keqpërdoruesit e pushtetit kam vetëm një mesazh! Ndryshimi po vjen! Do t’i ktheni paratë cent më cent! Do të ndiqeni penalisht për secilin veprim korruptiv; nga buka e bujqve tek mafia energjetike, nga rezervat shtetërore tek kontratat njëburimore! Ndryshimi po vjen! Për ata që mashtrojnë e keqpërdorojnë nuk ka shpëtim”, tha Abdixhiku.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Vrasje në tentativë, arrestohet një person në Prizren

Një person është arrestuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur...

Plumbi qorr godet një shtëpi në Shirokë të Suharekës, dëmtohet dritarja

Një incident i rrezikshëm është raportuar në fshatin Shirokë të Suharekës, ku dyshohet se një plumb qorr ka goditur një shtëpi private dhe ka...

Lajmet e Fundit