35 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Arrestohen 18 persona në Prizren për skema piramidale dhe armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës ka arrestuar tetëmbëdhjetë persona në Prizren, të dyshuar për përfshirje në “Organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm” si dhe “Armëmbajtje pa leje”, përcjell PrizrenPress.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, operacioni është zhvilluar më 22 nëntor 2024, pas orës 24:00, në një lokal të vendosur në rrugën “2 korriku” në Prizren. Veprimi policor erdhi pas marrjes së informacioneve operative mbi aktivitetet e dyshuara të kundërligjshme. Gjatë kontrollit, janë identifikuar tetëmbëdhjetë persona, shtetas të Kosovës, që ndodheshin brenda lokalit.

“Gjatë kontrollimit të njërit prej të dyshuarve është gjetur një pistoletë, ndërsa te dy të dyshuar të tjerë janë gjetur dy mjete të mprehta (thika). Pistoleta, një karikator me shtatë (7) copë fishekë, si dhe dy (2) thika janë konfiskuar nga zyrtarët e krim-technikës, të cilat do të përdoren si dëshmi për gjykatë”, thuhet në deklaratën e Policisë.

Të gjithë të dyshuarit janë arrestuar dhe janë shoqëruar në Stacionin Policor në Prizren për intervistim sipas procedurave ligjore. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj tyre është iniciuar rasti për “Organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ndërsa të gjithë të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë. Rasti tashmë është proceduar në Prokurorinë Themelore në Prizren./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Rock and Blues Festival javën e ardhshme në Prizren

Edicioni i tretë i Festivalit Rock and Blues 2025 do të zhvillohet më 11, 12 dhe 13 korrik në Prizren, duke sjellë një përzgjedhje...

Vetëvendosje në Prizren akuzon Totajn për klientelizëm në subvencionimin e kulturës

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren ka ngritur akuza të rënda ndaj udhëheqjes komunale, duke e quajtur procesin e subvencionimit të festivalit “Rock &...

Lajmet e Fundit