3.6 C
Prizren
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Homazhi për Nijazi Bytyqin rikthen në kujtesë tingujt legjendarë dhe prezanton vlerat muzikore të djemve të tij

Trashëgimia muzikore e Nijazi Bytyqit, njërit prej nismëtarëve të muzikës pop-rock në Kosovë, është shpalosur të premten mbrëma në “Autostrada Hangar 2” në Prizren. Aty është promovuar albumi që përfshin një përmbledhje të 22 këngëve ikonike nga tre grupe legjendare: “Marimangat”, “Therandosët” dhe “Lunijazët”.

Kjo hapësirë e artit bashkëkohor në të njëjtën kohë është shndërruar në sallë koncertale, ku dy djemtë e muzikantit të ndjerë, kitaristët Elvisi dhe Gjuliani kanë ekzekutuar programin me veprat si në vijim:

Isaac Albéniz (1860-1909), Mallorca (Barcarola) (arr. Konrad Ragossnig);

Joaquin Malats (1872- 1912) Serenata Española (arr. Milena Valcheva);

Enrique Granados (1867-1916) Danza Española no. 2 – “Oriental”;

Enrique Granados (1867 – 1916) Danza Española no. 5 -“Andaluza” (arr. Hans-Gerhard Frey)’

Isaac Albéniz (1860-1909) Astúrias (Leyenda) (arr. Elvis Bytyqi) dhe

Stanley Myers (1930-1993) Cavatina.

Pas performancës muzikore përmes pamjeve në ekran është paraqitur intervista e shkurtër e Nijazi Bytyqit dhe kënga “Vogëlushja Keti” e grupit “Marimangat”.

Në të njëjtën kohë, prezantuesi Edis Galushi para publikut ka lexuar biografinë e Nijazi Bytyqit, duke veçuar momentet kryesore të krijimtarisë së tij artistike, raporton Telegrafi.

Në mbrëmjen e homazhit për muzikën që ka shënuar breza dhe vazhdon të frymëzojë artistë të rinj, është vënë në pah edhe rëndësia e dokumentimit.

“Këtë ide e kemi pasur që prej kohës së studimeve. Kemi dëgjuar shumë rrëfime prej njerëzve për historinë e Nijazi Bytyqit, historinë e këtyre grupeve, por nuk ka pasur një përmbledhje konkrete. Kanë qenë disa incizime në Youtube, nuk ka pas as biografi. Ne jemi munduar të gjitha këto me i përmbledhë”, ka thënë Gjulian Bytyqi para të pranishmëve.

Tutje ka sqaruar procesin e mbledhjes dhe përpunimit të materialeve muzikore.

“Së pari i kemi mbledhur këngët. Disa i kemi pasur në arkivin tonë, por disa i kemi marrë në arkivin e Prishtinës, me shumë sfida. Materialet i kemi dërguar në Gjermani, janë shtyp, janë pastruar, janë rregulluar në mënyrë profesionale. Dhe kështu i kemi kompletuar këngët që janë në pllakë”.

Ky realizim i mbështetur nga MKRS, sipas tij, i dedikohet babait të tyre, bashkëpunëtorëve të tij dhe Prizrenit.

“Këtë album unë dhe Elvisi ia dedikojmë Prizrenit, kulturës së Prizrenit të viteve 60-ta dhe 70-ta, ia dedikojmë Nijazi Bytyqit si figurë edhe gjithë atyre anëtarëve të grupeve që sot nuk jetojnë më dhe gjithë atyre tjerëve që jetojnë”, ka deklaruar Gjulian Bytyqi.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka pohuar se  Prizreni njihet si qytet i trashëgimisë kulturore, i vlerave, ku edhe muzika e zë një vend të rëndësishëm. Sipas tij në këtë aspekt edhe Nijazi Bytyqin, si një figurë markante e muzikës së viteve të 60-ta dhe 70-ta, ka sjell një një krijimtari që mund të quhet trashëgimi muzikore e Kosovës, raporton Telegrafi.

“E rëndësishme është që djemtë e tij e kanë përmbledhur karrierën e tij muzikore, e kanë organizuar këtë ngjarje.  Është një retrospektivë shumë e rëndësishme muzikore, kulturore dhe pse jo edhe qytetarisë së Prizrenit. Kjo trashëgimi është thesar i kulturës së qytetit, si të tillë duhet ta trajtojmë, sepse na shërben për ta promovuar qytetin tonë, kulturën tonë dhe pse jo të jemi krenar që kemi pas një artist të tillë, i cili me veprën e tij ka lënë gjurmë”, ka thënë Totaj.

Mbrëmja është përmbyllur me përjetimin e muzikës së grupeve legjendare “Marimangat”, “Therandosët” dhe “Lunijazët”. Nijazi Bytyqi ka ndërruar jetë në vitin 2018.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Mësuesja nga Hasi që ‘jeton’ me 1000 pula: Dashurinë për kafshët ma mësoi njerka

Flora Mulaj, një mësuese e përkushtuar nga Hasi, ka kaluar 37 vite duke edukuar fëmijët e ciklit të ulët në një fshat të zonës. Me...

Vlerat e urave të Prizrenit shpalosen me publikime të ndryshme

Vlerat e urave të Prizrenit janë shpalosur përmes publikimeve të shoqërisë civile, por edhe të autoriteteve komunale.   Organizata joqeveritare “EC Ma Ndryshe” të hënën ka...

Lajmet e Fundit