13.3 C
Prizren
E enjte, 16 Tetor, 2025

Kurti: Po punohet për ngritjen e standardit të jetesës për romët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Emilja Rexhepi, deputeti Ergjan Galushi, morën pjesë në aktivitetet kulturore kushtuar gjuhës dhe kulturës Rome.

Kryeministri Kurti tha se po punohet për ngritjen e vetëdijesimit dhe standardit të jetesës për komunitetin rom. Ai tha se qeveria që ai drejton ka rritur vëmendjen për ngritjen e standardit të shkollimit dhe jetesës së këtij komuniteti.

“Jemi së bashku të festojmë e të dëgjojmë për historinë e gjuhës rome, e cila është shumë e gjatë sikurse rruga për plot sfida për mbijetesën e saj. Ruajtja e gjuhës është një proces i rëndësishëm që kërkon angazhim nga individët, nga shoqëria e gjithashtu edhe nga institucionet për të ndihmuar këtë proces. Qeveria e Kosovës është gjithmonë e gatshme që të kontribuojë në këtë drejtim, përmes ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe mekanizmave institucional për të drejtat gjuhësore. Gjatë tre vjetëve të fundit, së bashku me organizata joqeveritare kemi qenë pjesë e organizimit dhe nikoqirë të tre samiteve rajonale kundër diskriminimit racor. Secilin vit kemi dalë me rekomandime konkrete dhe të dobishme për politikbërjen. Një nga rekomandimet nga samiti i vitit të kaluar ka qenë ai që shërbimet të jenë me bazë në komunitet. Këtë e kemi zhvilluar gjatë vitit të fundit me një rritje prej 25 për qind për grante për qendrat arsimore si deh alokimit të mjeteve prej një çerek milioni euro për punën arsimore të këtyre qendrave”, theksoi ai.

Kurse, zvendëskryeministrja, Emilja Rexhepi përgëzoi të gjithë kontributdhënësit në ruajtjen e traditave dhe gjuhës rome.

Kryeministri Kurti po sonte mori pjesë edhe në kremtimin e 15 vjetorit të themelimit të subjektit politik të komunitetit boshnjak NDS./rtk/

 

Më Shumë

Gara e ngushtë për vendin e dytë në Rahovec

Kanë mbetur edhe gjashtë kuti votimi për t’u numëruar në Rahovec. Derisa kryetari aktual i komunë, Smajl Latifi ka kryesuar garën me 37.28% të votave,...

Vetëm 17.8 për qind votuan në njërën prej qendrave më të mëdha të votimit në Prizren

Numri i qytetarëve për të votuar është goxha i vogël në Prizren dhe nuk ka interesim për të votuar qytetarët. “Është njëra prej qendrave më...

Voton Artan Abrashi

Lajmet e Fundit