Basketbollistja më e mirë e vitit, Aulona Mohadri, ka shpërndarë emocionet e saj për sportin që ka formësuar jetën dhe karrierën e saj. Ajo thekson rëndësinë e basketbollit, duke e përshkruar atë si më shumë se një sport, përcjell PrizrenPress.
“Basketbolli për mua është jetë, sepse kjo që jam tani, jam falë basketbollit”, ka deklaruar Aulona për faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës. “Basketbolli është më shumë se sport, pra shkon përtej botës së sportit. Është kulturë, e cila të mëson disiplinën dhe mbi të gjitha respektin”.
Ajo gjithashtu ka theksuar ndikimin e këtij sporti në jetën e vajzave që i përkushtohen basketbollit.
“Pra, me një fjalë, është sport që ka ndikim në secilën sferë të jetës, e sidomos për vajzat që i përkushtohen basketbollit”, ka përfunduar Mohadri./PrizrenPress.com/
Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit