6.2 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Kamerat vëzhguese vendosen në Qendrën Historike të Prizrenit, projekti vazhdon edhe në vitin 2025

Drejtoria e Emergjencave dhe Sigurisë në Komunën e Prizrenit ka filluar zbatimin e projektit për vendosjen dhe funksionalizimin e kamerave vëzhguese të sigurisë në qytet.

Gjatë fazës së parë janë instaluar 12 kamera në Qendrën historike të qytetit.

Drejtoresha e DES-it, Ramize Sinanaj-Shala ka theksuar se jetësimi i këtij projekti ka nisur pas një dekade të tentativave të pasuksesshme. Sipas saj, vendosja e kamerave vëzhguese të sigurisë ka për qëllim sigurinë publike përkatësisht mbrojtjen e jetës dhe pasurisë së qytetarëve.

“Pas vendosjes së kamerave në zonën historike, në vitin 2025, do të vazhdojë vendosja e kamerave edhe në pjesët tjera, si në hyrje e dalje të qytetit, rrugët kryesore, rreth rrotullimet, udhëkryqet, shkollat dhe në vendet më të frekuentuara nga qytetarët”, ka thënë ajo, raporton Telegrafi.

Sipas saj edhe aspektet e privatësisë do të respektohen.

“Kamerat do të monitorojnë vetëm hapësirat publike dhe nuk e cenojnë të drejtën e asnjë individi”, ka thënë zyrtarja e lartë komunale.

 

Komandanti i Stacionit Policor në Prizren, Nexhdet Mrasori ka theksuar se realizimi i këtij projekti është i rëndësishëm për Policinë, por edhe për qytetarët, ngase do të ndikoj në parandalimin e veprave penale dhe të kundërvajtjeve të ndryshme.

“Qendra e monitorimit në Drejtorinë rajonale të Policisë do të mundësojë edhe monitorimin 24 orësh me praninë e zyrtarëve policorë përgjegjës”, ka thënë Mrasori.

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar kontratën për vendosjen dhe mirëmbajtjen e kamerave vëzhguese të sigurisë në territorin e kësaj komune, ne vlerë prej 930 mijë eurosh, raporton Telegrafi.

Më Shumë

Bashkimi triumfon në kryeqytet

Bashkimi ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në kryeqytet, duke mposhtur Sigal Prishtina me rezultat 77:87, raporton PrizrenPress. Prizrenasit zhvilluan një ndeshje të mirë...

Sonte Sllovaki-Kosovë

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte luan njërën ndër ndeshjet më të rëndësishme në historinë e tyre. Dardanët do të përballen me Sllovakinë në Bratislavë...

Lajmet e Fundit