5.2 C
Prizren
E hënë, 16 Mars, 2026

Rriten çmimet e artikujve në prag të festave, kërkohet aktivizim i Inspektoratit të Tregut

Në prag të festave të fundvitit, qytetarët e Kosovës po përballen me një rritje të konsiderueshme të çmimeve të produkteve të ndryshme, veçanërisht atyre ushqimore dhe të konsumit të përditshëm.

Ky trend ka shkaktuar shqetësime te shumë familje, të cilat tashmë e kanë të vështirë të përballojnë shpenzimet në prag festave.

Ndërkohë që kërkesa për produkte rritet në këtë periudhë, bizneset dhe konsumatorët janë të detyruar të përballen me rritje të ndjeshme të kostove, çka ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në buxhetet familjare.

Edhe sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimet e konsumit për muajin nëntor janë më të larta këtë vit, duke u rritur për 0,7%, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2023.

Njohësit e fushës së ekonomisë kanë vlerësuar, se Qeveria nuk po ndërmerr asnjë hap për uljen e çmimeve dhe lehtësimin e jetesës së qytetarëve duke thënë se rritja e çmimeve për fund vit zbeh ngrohtësinë e festave, raporton Front Online.

Artikullin e plotë mund ta gjeni këtu.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Prizreni pa zonë ekonomike

Me vite vazhdon të kërkohet me këmbëngulje funksionalizimi i zonës ekonomike në komunën e Prizrenit. Komiteti i biznesit në Prizren thotë se ka kërkesa...

Arrestohet në Prizren një i kërkuar për vrasje, kishte qenë në arrati prej vitesh

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar për disa vepra penale, përfshirë edhe vrasjen, i cili kishte qenë në arrati për disa...

Lajmet e Fundit