7.6 C
Prizren
E martë, 17 Mars, 2026

PDK-ja reagon kundër kryeministrit Kurti për batutat ofenduese që përdori në Prizren

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Prizren ka reaguar kundër kryeministrit, Albin Kurti, për batutat ofenduese që përdori dje në këtë qytet.

“Kryeministri Kurti paska zgjedhur humorin si “program qeverisës,” por këtë herë e ka kthyer në një farsë ofenduese për Prizrenin dhe qytetarët e tij!”, thuhet në reagimin e PDK-së në Prizren.

“Në fjalimin e tij, ndër të tjera, Kryeministri pati guximin ta quante qytetin e Lidhjes, pra Prizrenin, “kryeqytet të furrtarëve, pekmezit të dardhave dhe ambëltoreve të Goranëve”.

“Në vend që ta nderonte Prizrenin si Kryeqytetin Kulturor të Kosovës, ai vendosi ta trajtojë me batuta të pahijshme”.

Furrtarët e Prizrenit?

“Po, ata janë simbol i punës së ndershme dhe traditës që ka ushqyer çdo kënd të Kosovës. Pekmezi i dardhave? Ai është një krenari e gastronomisë tonë që shijon secili që viziton qytetin. Por Kryeministri duket se nuk e kupton se këto elemente janë pasuri, jo objekt talljeje”.

“Prizreni nuk është vendi i batutave të pakripë të Kryeministrit, por një qytet që ka dhënë aq shumë për kulturën, historinë dhe identitetin tonë kombëtar. Nuk ka nevojë për batuta ofenduese për të tërhequr vëmendjen. Prizreni është Kryeqyteti i Kulturës, jo i talljeve politike!”.

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Përkujtohet Beteja e Kabashit në Prizren – një nga betejat më heroike të UÇK-së

Sot, për nder të 27-vjetorit të Betejës së Kabashit, zyrtarë të ekzekutivit të Prizren, së bashku me familjarë të të rënëve, përfaqësues të shoqatave...

Totaj emëron drejtorin e ri të Pronës dhe Çështjeve Ligjore në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka emëruar sot Elsabah Xhurxhehallon në pozitën e drejtorit të Drejtorisë së Pronës dhe Çështjeve Ligjore. https://prizrenpress.com/shiten-banesa-moderne-ne-lagjen-tranzit-i-ri-te-prizrenit-mundesi-pagese-me-keste/ Emërimi është...

Fshati që pret

Lajmet e Fundit