Prizreni synon avancimin e cilësisë në arsim përmes trajnimeve, certifikohen rreth 500 mësimdhënës

Rreth 500 mësimdhënës të Komunës së Prizrenit janë certifikuar pas trajnimeve të realizuara në kuadër të projektit “Avancimi i cilësisë së arsimit në Komunën e Prizrenit – Ngritja e kompetencave përmes zhvillimit profesional në fushën e menaxhimit, vlerësimit, mendimit kritik dhe gjithëpërfshirjes”, të zhvilluar nga Qendra për Avancimin e Performancës së Arsimit (QAPA) në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit.

Ceremonia e ndarjes së certifikatave është mbajtur në Shtëpinë e Kulturës, me ç’rast drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj ka theksuar se ky është “një moment i veçantë për të njohur përkushtimin e mësimdhënësve në punë, sikurse edhe një dëshmi e rëndësisë së veçantë që ne i japim përgatitjes dhe zhvillimit të vazhdueshëm të mësimdhënësve”.

“Zhvillimi profesional është çelës për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë dhe shoqërinë tonë. Ju jeni ata që formësoni mendjet e brezave të ardhshëm”, ka thënë Veselaj-Gutaj, duke uruar mësimdhënësit e pranishëm. Në të njëjtën kohë është zotuar se Drejtoria e Arsimit do të jetë çdo ditë pranë nxënësve dhe mësuesve për të garantuar cilësi dhe profesionalizëm, raporton Telegrafi.

 

Nehat Mustafa nga QAPA ka theksuar se trajnimet që janë organizuar kanë qenë të akredituara nga MASHTI. Sipas tij ato kanë qenë dy ditore me nga 16 orë dhe se janë valide për procesin e licencimit dhe të rilicencimit të mësimdhënësve. Ai ka shtuar se zhvillimi profesional i mësimdhënësve është parakusht për shkolla të suksesshme.

 

Më Shumë

Mjeku për sulmin me thikë ndaj 27-vjeçarit në Prizren: Nuk mundëm ta shpëtonim, kishte lëndime në gjoks

Një 27 vjeçar e ka humbur jetën sot si pasojë e plagëve të marra nga një mjet i mprehtë pas përleshjes që ka ndodhur...

Sot varroset i riu Albian Osmanaj

Sot do të bëhet varrimi i 27-vjeçarit Albian Osmanaj, i cili humbi jetën në ngjarjen e rëndë që tronditi fshatin Kobaj. https://prizrenpress.com/421746-2h/ Sipas njoftimit të familjes,...

Lajmet e Fundit