7.7 C
Prizren
E enjte, 9 Prill, 2026

35 milionë euro për 22 kilometrat e para të rrugës Prizren-Tetovë

Punimet në rrugën Prizren-Tetovë u inspektuan nga ministri i Infrastrukturës i Kosovës Liburn, Aliu dhe ministri i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Aleksandër Nikoloski. Po punohet në të gjithë trasenë e rrugës, ndërsa po presim përfundimin e projektit final të tunelit për ta nisur punën edhe në finalizimin e rrugës Prizren Tetovë, thanë Aliu e Nikoloski gjatë vizitës së punimeve në këtë segment rrugor.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe homologu i tij maqedonas Aleksandër Nikoloski, inspektuan punimet në rrugën Prizren Tetovë, në lotin 3 përgjatë trasesë së hapur.

Ministri Aliu tha se ky projekt do t`u shërbejë të gjithë qytetarëve, në trekëndëshin Kosovë- Maqedoni e Veriut dhe Shqipëri.

“Ky projekt e ka koston 35 milionë euro në 22 kilometra, të cilat do të krijojnë lidhje direkte të autostradës me tunelin, po ashtu përmes rrugëve ekzistuese, nga fshati Manastiricë, do të kemi lidhje edhe me rrugën që lidh Prevallën. Përveç qytetarëve lokal, gjithashtu edhe qytetarët nga republika e Shqipërisë do të kenë mundësi që përveç të vizitojnë Parkun Nacional Sharr si nga ana e republikës së Kosovës ashtu edhe nga ana e Maqedonisë së Veriut”, tha Liburn Aliu, ministër i Infrastrukturës

“Jemi duke e dizajnuar projektin dhe dizajni do të na jep përgjigjen e saktë se sa do të jetë kostoja e projektit. Është e vërtetë që ne kemi marrëdhënia shumë të mira me qeverisjen aktuale dhe shpresoj që këto raporte të vazhdojnë edhe me qeverinë e ardhshme”, tha Aleksandar Nikoloski, ministri i infrastrukturës së Maqedonisë së Veriut

Sipas zëvendësministrit Hysen Durmishi, 5 kilometërshi i fundit do të presë projektin final të tunelit për t`u përfunduar.

Rruga Prizren -Tetovë nisi në gushtin e viti 2024 dhe është duke u punuar në trase, në tri lote.

Më Shumë

Asfaltohet segmenti rrugor prej 160 metrash në Gjonaj

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka filluar punimet për asfaltimin e një segmenti rrugor prej rreth 160 metrash në afërsi të...

Defekt në rrjetin e ujësjellësit në Drenocë, pritet rënie e presionit të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar për një defekt të shkaktuar në rrjetin transportues të ujit në fshatin Drenocë të Malishevës. Sipas njoftimit,...

Delirium

Lajmet e Fundit