11.3 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Ambasadori Westerlund viziton Qendrën e Votimit 2002 në Prizren

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, në shoqëri të bashkëpunëtorëve ka vizituar Qendrën e Votimit 2002 në shkollën fillore “Abdyl Frashëri” në Prizren.

Gjatë kësaj vizite ai është informuar mbi rrjedhën e procesit zgjedhor nga anëtarët e vendvotimeve në këtë Qendër të Votimit.

Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit po monitorohen edhe nga mbi 100 vëzhgues të Bashkimit Evropian, të cilët vijnë nga 18 shtete të ndryshme të unionit, me qëllim të “ruajtjes së standardeve demokratike”, me ftesë nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Sipas KQZ-së në Komunën e Prizrenit, të drejtë vote kanë 182,939 votues dhe deri në ora 11:00 kanë votuar 10,019 votues ose 5.48%. /Telegrafi/

Më Shumë

AME: Prizreni është zonë sizmogjene aktive

Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka njoftuar se mbrëm në orën 22:05 territori i Kosovës, përkatësisht zona juglindore Prizren–Shtërpcë, është goditur nga një tërmet...

Kryeministri i parë i Palestinës ishte shqiptar

Një fakt historik pak i njohur për publikun e gjerë është se kryeministri i parë i një qeverie palestineze ishte Ahmed Hilmi Pasha, një...

Lajmet e Fundit