-1.4 C
Prizren
E mërkurë, 19 Shkurt, 2025

Mungesa e debateve dhe rezultati zhgënjyes i zgjedhjeve

Qazim Thaçi

Rezultati i zgjedhjeve nuk i ka kënaqur të gjitha partitë politike. Disa prej tyre kanë pritur më shumë nga këto zgjedhje. Po pse ndodhi kjo? Një nga faktorët kryesorë për këtë zhgënjim është mungesa e debateve televizive.

Debatet televizive janë të rëndësishme për qytetarët, pasi ato u ofrojnë mundësinë për të parë realitetin e secilit kandidat. Në këtë mënyrë, votuesit mund të bëjnë një zgjedhje më të informuar dhe më arsyeshme. Këtë herë, në Kosovë nuk kanë munguar debatet, por ato ishin debate të analistëve, të cilat, pavarësisht profesionalizmit të tyre, nuk janë të afta të ndryshojnë mendimin e votuesve.

Ka pasur nevojë për debate të drejtpërdrejta mes kandidatëve, sepse në tubimet elektorale vijnë kryesisht anëtarë të partive që i organizojnë ato. Nëse do të ishin organizuar debate televizive, qytetarët do të kishin mundësinë të shihnin aftësitë e kandidatëve dhe kjo do të ndihmonte në formimin e një mendimi më të informuar dhe të drejtë për të votuar.

Përkundër kësaj, rezultati i zgjedhjeve ka sjellë një lloj zhgënjimi, por nuk është aspak e befasishme që fuqitë vendosëse, si SHBA, Turqia, Gjermania, Britania e Madhe dhe Franca, do të kenë një ndikim të caktuar. Megjithatë, metodat e fushatës që nuk përfshijnë debate të drejtpërdrejta nuk japin rezultate të mira. Po të ishin organizuar debate të drejtpërdrejta, ato do të kishin ndihmuar në identifikimin e kandidatëve më të mirë dhe besoj se rezultatet do të kishin qenë më të drejta.

Kjo mund të duket si një paragjykim, por shumë sinjale dhe deklarata të liderëve të subjekteve politike sugjerojnë se kjo është një nga arsyet e këtij rezultati. Po ashtu, mungesa e debatit dhe e gazetave të shtypura ka ndikuar në mënyrën si qytetarët janë informuar. Në shtetet ku gazetat e shtypura janë ende të pranishme, ato kanë një ndikim të dukshëm në formimin e opinionit të qytetarëve.

Më Shumë

Moti sot: Gjatë ditës pritet shi dhe borë, temperaturat deri në 4 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik ka bërë parashikimin e motit për ditën e sotme.   Sipas IHMK-së, të mërkuren, moti do të nisë me intervale me diell dhe vranësira...

Goditi policin me motoçikletë, arrestohet një person në Prizren

Një polic është goditur me motoçikletë në Prizren Personi që kreu aktin është arrestuar. Pas intervistimit nga hetuesit policorë, ai me vendim të prokurorit është dërguar...

Lajmet e Fundit