Mbahet Kampi Potencial i FIBA Gjyqtarëve në Rahovec 

Nga 20 deri më 24 shkurt është mbajtur me sukses Kampi Potencial i FIBA Gjyqtarëve. Kampi u mbajt në Rahovec, aty ku u zhvillua Final 8 i Kupës së Ligës së Parë të Meshkujve, si dhe Final 4 i Kupës së Femrave.

Në këtë Kamp kanë marrë pjesë nëntë gjyqtarë, prej tyre gjashtë të huaj. Nga Kosova ishin Genc Vitaku, Ngadhnjim Shabani dhe Amar Xhekoviq. Gjyqtarët e huaj ishin nga Greqia, Italia, Mali i Zi, Kroacia, Hungaria dhe Austria.

Në këtë Kamp kanë ligjëruar Faton Kurshumlija, Sinisa Herceg dhe Giorgus Tanazis, të tre FIBA Instruktor.

Po ashtu kanë marrë pjesë edhe 20 gjyqtarë të FBK-së si përcjellës të kampit.

“Jam shumë i kënaqur me rrjedhën, rëndësinë dhe zhvillimit e këtij kampi. Temat kanë qenë: Referimi Fundamental, Mekanikat 3PO, Teknika e Gjykimit, Evaulimi i klipeve nga situatat e ndryshme dhe Punëtoria e Gjyqtarëve. Ka qenë një kamp i suksesshëm dhe shumë i nevojshëm. Gjyqtarët e kampit kanë gjykuar në Final 4 te Femrat, si dhe çerekfinalet dhe gjysmëfinalet te Final 8 i Kupës së Ligës së Parë të meshkujve”, është shprehur Faton Kurshumlija për faqen zyrtare të FBK-së./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Kurti në Mushtisht të Suharekës: Pensionet i gjetëm 90 euro, sot janë 150 euro

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një vizite në Mushtisht të Suharekës ka zhvilluar një takim me pensionistët në konakun e tyre, ku ka...

KF Policia e Kosovës shpallet kampion i Ligës së Parë, siguron pjesëmarrjen në Superligë

Në vazhdën e angazhimeve për promovimin e sportit, disiplinës dhe përfaqësimit institucional, Klubi i Futsallit “Policia e Kosovës” ka arritur një sukses të madh...

Lajmet e Fundit