-7 C
Prizren
E hënë, 12 Janar, 2026

Bashkimi i pandalshëm – Kampionet vazhdojnë dominimin në Superligë

Bashkimi ka vazhduar me fitore, duke mposhtur Penzën në “Sezai Surroi” në Prizren me shifrat 82:70 (29:14, 16:16, 21:12, 16:28) në javën e 14-t të Superliga Femrat, raporton PrizrenPress.

Sfida nisi me dominimin e vendaseve që mbyllën çerekun e parë 29:14 për të vazhduar në një pjesë të dytë të barabartë 16:16, derisa pjesa e parë u mbyll 45:30.

Dhjetëminutëshi i tretë ishte vendimtar, ku prizrenaset thelluan epërsinë 21:12, kurse perioda e fundit ishte më e mirë për Penzën 16:28, por që nuk ia arritën të mposhtin kampionet, që fituan në fund 82:70.

Më e mira te vendaset ishte Aulona Muhadri me 12 pikë, 15 kërcime, tri asistime, ndërsa te mysafiret ishte Nicole Terry me 30 pikë, 11 kërcime dhe tri asistime.

Bashkimi ka 13-të fitore dhe një humbje, ndërsa Penza ka shtatë fitore dhe shtatë humbje./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Pas Malishevës, situata nga vërshimet normalizohet edhe në Rahovec

Pas ditës së vështirë të djeshme ku disa zona në Rahovec, përfshirë Fortesën dhe Ratkocin, u prekën nga reshjet e mëdha dhe përmbytjet e...

Ademi zyrtarizohet te Liria e Prizrenit

Liria e Prizrenit ka konfirmuar sot përforcimin më të ri të skuadrës. Mesfushori 24-vjeçar, Vigan Ademi, i është bashkuar ekipit bardhezi pas përvojës së...

Lajmet e Fundit