8.4 C
Prizren
E diel, 15 Shkurt, 2026

Hidroregjioni Jugor promovon ndërgjegjësimin për ujin në Ditën Botërore

Me rastin e Ditës Botërore të Ujit, KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. në Prizren organizoi një sërë aktivitetesh edukative dhe ndërgjegjësuese për rëndësinë e ujit të pijshëm dhe mbrojtjen e burimeve ujore.

Aktivitetet nisën në ora 10:00, me vizitat e nxënësve nga Sh.F.M.U “Hysen Rexhepi”, Sh.F.M.U “Fadil Hisari” dhe Sh.F.M.U “Fatmir Berisha” në impiantin e trajtimit të ujit “Galeria II”, raporton PrizrenPress. Gjatë kësaj vizite, nxënësit u njohën nga afër me proceset e trajtimit dhe furnizimit me ujë të pijshëm, si dhe me rëndësinë e përdorimit të tij në mënyrë të qëndrueshme.

Në ora 11:00, aktivitetet vazhduan në Sh.F.M.U “Motrat Qiriazi” – Prizren, ku nxënësit, me mbështetjen e KRU “Hidroregjioni Jugor”, prezantuan një Ekspozitë Ndërgjegjësuese mbi rëndësinë e ujit. Punimet artistike dhe esetë e shkruara nga vetë nxënësit përcollën mesazhe të fuqishme mbi nevojën për të ruajtur burimet ujore.

KRU “Hidroregjioni Jugor” falënderon të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit për angazhimin dhe përkushtimin e treguar në këtë ditë të rëndësishme, duke theksuar rëndësinë e edukimit për ruajtjen e ujit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

“Liria ka Emër” në Prizren për marshin e 17 shkurtit

Platforma “Liria ka Emër” ka qëndruar në Prizren në kuadër të organizimit të marshit të 17 shkurtit me ç’rast është pritur nga dega e...

Gjysmëfinalet e Kupës premtojnë emocione të forta në Prizren

Sot është dita e gjysmëfinaleve në Final 8 Kupën e Kosovës për Ligën e Parë te meshkujt. Në sfidën e parë do të përballen Proton...

Lajmet e Fundit