0.7 C
Prizren
E diel, 28 Dhjetor, 2025

Sekuestrohen tre armë zjarri dhe 188 fishekë në Prizren

Policia e Kosovës ka sekuestruar tre armë zjarri dhe një sasi municioni në Prizren, pas ekzekutimit të një urdhri kontrolli të lëshuar nga gjyqtari i procedurës paraprake.

Në njoftim, Policia bën të ditur se “hetuesit e Stacionit Policor Prizren kanë marrë informatë se një person posedon armë të kundërligjshme, lidhur me dyshimet është njoftuar Prokurori i Shtetit dhe më pas është marrë urdhëresa për kontroll nga gjyqtari i procedurës paraprake”, përcjell PrizrenPress.

Bastisja është kryer më 13 mars 2025, ku gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit dhe objekteve përcjellëse janë gjetur dhe sekuestruar: 1 (një) pushkë gjuetie me 20 fishekë, 1 (një) pistoletë Ekoll Special 99, me 20 fishekë, 1 (një) pistoletë M57, me 48 fishekë, 1 (një) gëzhojë, 100 (njëqind) fishekë, 1 (një) shufër me hapje, 1 (një) thikë me gjatësi tehu 21 cm.

Policia konfirmon se për realizimin e urdhër kontrollit, është njoftuar Prokurori i Shtetit. Hetimet janë hapur për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim i paautorizuar i armës”.

Po ashtu, në njoftim theksohet se “i dyshuari i rastit, S.M., mashkull 40 vjeçar, është arrestuar me datë 03.03.2025 për veprën penale Lëndim i Lehtë Trupor (Dhunë në Familje) dhe i njëjti ndodhet në paraburgim”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shannon Shorter i bashkohet Bashkimit

Bashkimi ka zyrtarizuar sot afrimin e lojtarit amerikan Shannon Shorter. Lojtari me përvojë të gjatë ndërkombëtare pritet të sjellë forcë, stabilitet dhe lidership në repartin...

Gjendet pa shenja jete një grua në Prizren

Një grua është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë  e saj të martën në Prizren. Në raportin e policisë bëhet e ditur se me vendim...

Lajmet e Fundit