Kazerma e Vjetër, e ndërtuar në pjesën e parë të shekullit XIX-të, në kuadër të Sarajit të Vjetër nga Mahmud Pash Rrotulli, sot është një aset i trashëgimisë kulturore në mbrojtje. Ajo është në fazën e restaurimit. Punimet pritet të përfundojnë në mes të vitit 2026.

“Restaurimi i Kazermës së Vjetër po financohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërsa vlera e kontratës është 525,000 euro. Krahas ruajtjes së vlerave të monumentit, pas restaurimit të plotë, ndërtesa planifikohet të akomodojë institucionin e Arkivit ndërkomunal të Prizrenit, institucion vartës i Arkivit Shtetërorë të Kosovës”, njofton Zyra e Kryeministrit.