6.8 C
Prizren
E hënë, 17 Mars, 2025

Rrugë e mbarë për në parajsë, Haxhi Thaçi!

Vdekja e lirë në Kosovën e robëruar nga injorantët: Haxhi Thaçi , babai i ish – presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi që , bashkë me çlirimtarë tjerë po mbahen peng në burgun e Hagës, ndërroi jetë përkatësisht iku nga një gjendje materiale në një gjendje shpirtërore duke e fituar përjetësinë sikur të gjithë prindërit e patriotëve tjerë shqiptarë.

Së paku , nuk iku me mallin e birit Hashim Thaçi që e krijoi dhe e vulosi historinë e shqiptarëve në luftën për çlirim, liri, pavarësi dhe shtet, drejt një qëllimi të fundit, bashkimin e të gjithë shqiptarëve në një shtet, në të madhërishmen Shqipëri për të cilën pati aq shumë viktima dhe gjakime të patriotëve të vërtetë  shqiptarë. Thonë se njeriu e parandjen kohën kur fillon rrugëtimi i shpirtit të tij drejt një adrese të panjohur por se procesi nuk fillon pa takimin me atë që e ka peng edhe  Haxhi Thaçi si baba sikur edhe Hashim Thaçi si biri i tij.

Prandaj Krijuesi i të gjitha botëve e caktoi pikëtakimin midis babait dhe të birit për të hequr pengun që Haxhi Thaçi të nisë rrugëtimin drejt amshimit kurse Hashim Thaçi për të fundin herë të marrë bekimin nga një baba që e edukoi dhe rriti që të bëhet shërbëtor besnik i njerëzimit dhe Kombit që i takon, si pjesë e pandashme e këtij njerëzimi.

Një shekull jetë , për një përjetësi: Haxhi Thaçi jetoi thuaja 87 vjet, moshë e lakmuar për çdo njeri. Shëndetin e kishte të rrënuar, malli për të birin e kishte oksigjen të jetës. Edhe për çlirimtarët tjerë që e ndajnë të njëjtin fat me të birin, ish-presidentin Hashim Thaçi. Si prind dhe baba i përmbushi të gjitha detyrimet ndaj Zotit, kombit dhe atdheut. E edukoi të birin dhe fëmijët sipas parimeve hyjnore, kombit i dha një udhëheqës të pashoq i shoqëruar me bashkëfamiljarë që e përcillnin në çdo sfidë dhe betejë , deri në çlirim kurse Atdheut i dha një burrështetas që e bëri luftën, shpalli pavarësinë dhe e bëri shtetin .

Çka duhet të bëjë tjetër një vdekatar i rëndomtë përveç se e bëri Haxhi Thaçi përmes Hashim Thaçit sikur që të njëjtën e bënë prindërit tanë , përmes neve , shokë të idealit, veprimit dhe luftës me Hashim Thaçin!

Haxhi Thaçi i kreu të gjitha detyrimet që i pati si njeri, shqiptar dhe baba prandaj e ka tërë këtë respekt nga patriotët e vërtetë dhe njerëzit e mirë prandaj nuk ka nevojë të qahet e as të ngushëllohet. Qahen, vajtojnë dhe kujisin vetëm të ligët ndërsa ngushëllimin e kërkojnë ata që nuk kanë bërë asgjë në dhe për jetën e tyre, për të tjerët hiç se hiç! Në botë të këqijtë janë shumicë, në Kosovë janë shumicë absolute, më shumë pushtet!  Prandaj kanë mungesë respekti për sakrifikuesit, madje shumë i urrejnë!

Përkundër kësaj , në rrugën tonë të madhe kemi tejkaluar pengesa shumë më të mëdha, pa urrejtje dhe hakmarrje. Falë prindërve tanë, falë njerëzve si Haxhi Thaçi . Rrugë e mbarë për në parajsë Haxhi Thaçi, kush e ka merituar më shumë se ti që i përmbushe të gjitha detyrimet ndaj Zotit , kombit , atdheut dhe njerëzimit ?!

Më Shumë

Kampusi i Universitetit të Prizrenit pasurohet me tabela informuese për drunjtë dhe streha për insekte

Në kampusin e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, organizata joqeveritare “EC Ma Ndryshe” ka vendosur tabela emërtuese për 21 lloje drunjsh si dhe dy...

33 vjet nga humbja e poliedrikut Martin Camaj

33 vjet më parë u nda nga jeta shkrimtari, akademiku dhe albanologu, Martin Camaj (21 korrik 1925 -12 mars 1992). Camaj lindi më 21 korrik...

Lajmet e Fundit