12.1 C
Prizren
E hënë, 27 Tetor, 2025

Olimpiada e Gjuhës Shqipe për klasa të 9-ta: Faza e dytë realizohet me 84 nxënës në Suharekë

Në mbështetje të Memorandumit të Mirëkuptimit mes Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës, dhe vendimit të përbashkët për realizimin e Olimpiadës së përbashkët të gjuhës shqipe për klasën e 9-të, për vitin shkollor 2024-2025 (Kosovë – Shqipëri), sot në komunën e Suharekës u zhvillua testi i fazës së dytë të Olimpiadës së përbashkët të gjuhës shqipe. Në këtë fazë, morën pjesë gjithsej 84 nxënës që kaluan fazën e parë të garës.

Siç njoftohet, nga DKA janë formuar komisione për hartimin dhe vlerësimin e testeve, dhe besojnë në realizimin me sukses të kësaj olimpiade edhe në fazat në vijim. Nxënësit që do të dalin fitues nga kjo garë do të kalojnë në fazën e garës në nivel republikan.

“Pas rezultateve të garës komunale, nxënësit fitues do të përfaqësojnë komunën tonë në garat republikane, dhe të zgjedhurit nga gara republikane do të përfaqësojnë Republikën e Kosovës në garat mes dy shteteve, Kosovë-Shqipëri”, theksohet në njoftimin e komunës.

Drejtori i DKA-së Suharekë, Remzi Bajselmani, shprehu mirënjohjen për mundësinë që u ofrohet nxënësve të marrin pjesë në këto gara dhe vlerësoi se ky angazhim është një mundësi e shkëlqyer për nxënësit për t’u njohur me sfidat dhe mundësitë që ofrohen nga këto gara.

“Me këtë rast, uroj nxënësit të kontribuojnë në mënyrë aktive dhe u dëshiroj suksese dhe mbështetje në garat republikane”, u shpreh ai./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Mbi 2300 gjoba për 24-orë, policia njofton për mbi 50 aksidente trafiku, arrestohen 31 persona

Policia e Kosovës përmes raportit të saj 24-orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe në vend janë shqiptuar mbi 2 mijë e 300 gjoba...

KRU “Hidroregjioni Jugor” shkyç 13 lidhje ilegale të ujësjellësit në Prizren dhe Suharekë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” njofton se gjatë kësaj jave ekipet inspektuese kanë ndërmarrë aksione në terren, ku janë identifikuar dhe shkyçur gjithsej...

Lajmet e Fundit