Vëllaznimi dominon në Prizren

Vëllaznimi shënoi fitore bindëse ndaj Proton Cable Prizrenit si mysafir me rezultat 77:95 (25:19, 8:17, 15:27, 39:32), në kuadër të javës së 25-të të ProCredit Superligës.

Ndeshja nisi më mirë për prizrenasit në “Sezai Surroi”, të cilët fituan pjesën e parë 25:19, ndërsa kuqezinjtë u rikthyen në dhjetëminutëshin e dytë duke dominuar me rezultat 8:17.

Më i miri te Proton Cable ishte Tervell Beck me 22 pikë, 14 kërcime, tri asistime, ndërsa te Vëllaznimi u dalluan Atik Koshi me 21 pikë, shtatë kërcime dhe një asistim dhe Trey Anderson me 20 pikë, gjashtë kërcime, një asistim.

Proton Cable Prizreni ka 5 fitore e 20 humbje, kurse Vëllaznimi ka 12 fitore e 13 humbje./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Arrestohet edhe babai i të dyshuarit për vrasjen e imamit në Dragash

Pas arreastimit të Beshir Hamzës si i dyshuar për vrasjen e imamit, Gazmend Tahirovci, Policia e Kosovës e ka arrestuar edhe babain e dorasit...

Adnan Kanuriq zyrtarizohet te Malisheva

FC Malisheva ka arritur marrëveshje me portierin Adnan Kanuriq, i cili tash e tutje do të jetë pjesë e skuadrës dhe do të mbrojë...

Lajmet e Fundit