12.5 C
Prizren
E mërkurë, 23 Prill, 2025

U shënua përvjetori i 26-të i masakrave në Brestoc, Fortesë dhe Celinë

Në fshatrat Brestoc, Fortesë dhe Celinë të komunës së Rahovecit u përkujtuan 5 dëshmorët dhe 49 martirët e Brestocit, 68 martirët e Fortesës dhe 75 martirët e fshatit Celinë, të rënë më 25 mars 1999.

Në ceremonitë përkujtimore morën pjesë kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, me bashkëpunëtorë, përfaqësues të institucioneve qendrore, deputetë, përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës, familjarë të të rënëve dhe banorë të zonës.

Gjatë fjalës së tij, ai theksoi rëndësinë e kujtimit të sakrificës së të rënëve dhe domosdoshmërinë e ruajtjes së kujtesës historike.

“Në këtë vend pushojnë eshtrat e atyre që sakrifikuan për lirinë tonë. Jemi të obliguar t’u përulemi me respektin më të thellë dhe të kujtojmë përjetësisht veprën e tyre. Kujtimi i të rënëve i jep forcë jetës dhe sukseseve tona, sepse ata i dhanë shpirt e kuptim Kosovës. Kjo tokë, e larë me gjakun e shqiptarëve, nuk i duroi kurrë padrejtësitë dhe do të mbetet përgjithmonë shqiptare!” – tha Latifi./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Po të shkruaj…!

Sahit F. Osmani Po të shkruaj me dorën e zemrës Fjalët që dalin nga ngrohtësia e shpirtit Letrën e bardhë do ta mbushin si lulet me aromë...

Një leksion nga Sarajeva

Shfaqja “Të gjashtët kundër Turqisë”, e cila nuk po lejohet të jepet në Prizren, u dha në Sarajevë – përkundër presonit të madh politik....

Lajmet e Fundit