8.8 C
Prizren
E premte, 7 Nëntor, 2025

Përkujtohet 36-vjetori i Demonstratës Gjithëpopullore në Zhur

Këtë të premte në fshatin Zhur janë përkujtuar demonstratat e 28 marsit të vitit 1989, ku mbetën të vrarë Xhemshit, Xhylbehar dhe Hajrim Badallaj, ndërsa në mesin e demonstruesve ishin dhjetëra të plagosur e të arrestuar nga policia serbosllave.

Në 36-vjetorin e demonstratës, të rinjtë e vrarë janë përkujtuar nga familjarët e dëshmorëve, banorët e Zhurit dhe përfaqësues të komunës së Prizrenit dhe disa partive politike, duke nisur me homazhe para lapidarit të dëshmorëve të Zhurit dhe më pas edhe në varrezat ku të rënët prehen të qetë.

Edhe këtë përvjetor, mes emocioneve, ka folur nëna Sadije, e cila, përveç dhimbjes dhe mallit për djalin e saj Xhylbeharin, tha se sot as krenaria nuk mungon në këtë ditë të veçantë për të.

Pjesëmarrësi i demonstratave dhe familjar i dëshmorëve, Asllan Badallaj, ka folur më gjerësisht për të gjithë të pranishmit rreth ditës kritike, ku mbetën të vrarë tre të rinj e shumë të plagosur në fshatin Zhur.

Pjesë e kësaj ngjarje ishte edhe nënkryetari i komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi, i cili, në një fjalë rasti, u shpreh se 28 marsi mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e re të Kosovës.

Ndryshe, përpos të vrarëve dhe të plagosurve, në këtë demonstratë gjithëpopullore në Zhur kishte edhe të arrestuar të shumtë, të cilët vuajtën dënimin e burgimit të rëndë në kazamatet serbosllave./tv prizreni/

Më Shumë

Zafir Berisha u bën thirrje banorëve të Billushës të votojnë për Artan Abrashin

Kryetari i Bashkimit Demokratik të Prizrenit, Zafir Berisha, ka zhvilluar një takim me qytetarët e fshatit Billushë, në kuadër të fushatës për balotazhin e...

Ballkani gabon në shtëpi, Ferizaj merr një pikë në Suharekë

Ballkani ka bërë hap të gabuar në ndeshjen e xhiros së 12-të të elitës së futbollit kosovar. Tri herë kampioni i Kosovës të shtunën...

Lajmet e Fundit