“Kinemaja e Kujtimeve” rikthen nostalgjinë në Kino Lumbardhi

Programi i klubit të filmit të Kinemasë së Zgjeruar për muajt prill dhe maj, nis më 9 prill prej orës 19:00, me një bisedë me Masar Drini dhe si përherë me shfaqjen e filmit, traditë e çdo të mërkure në Kino Lumbardhi.

Ketë muaj, programi i filmave fokusohet jo vetëm në paraqitjen e filmave që kanë mbledhur audienca më herët në këtë kinema në Prizren, por fton edhe vizitorë të hershëm të saj si dhe entuziastë të kinemasë në Prizren. Ditën e nesërme do të nisim programin “Kinemaja e Kujtimeve” me Drini, i cili ka punuar si staf i Kinemasë Lumbardhi deri në vitin 1983, e prej vitit ‘83 deri më 1993 ka shërbyer si drejtor i saj, raporton PrizrenPress.

Filmi që do të ndiqni pas bisedës i përket zhanrit Spaghetti Western, i realizuar në vitin 1970, që sjell një udhëtim ikonik e komik mes telasheve, rrengjeve dhe natyrisht dëshirës për të bërë çka është e drejtë.

Ky program përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) “EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Suedia si dhe nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit./PrizrenPress.com

Më Shumë

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Vërmicë, vlera rreth 2 mijë euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar një sasi malli të padeklaruar gjatë procedurave të zhdoganimit në Zyrën e Brendshme Doganore në Vërmicë. Sipas...

Në Rahovec përkujtohet heroi Mentor Krasniqi

Në Rahovec është përkujtuar heroi i Kosovës, Mentor Krasniqi, në 27-vjetorin e rënies së tij heroike. Në një ceremoni përkujtimore, familjarë, bashkëluftëtarë dhe përfaqësues institucionalë...

Lajmet e Fundit