-2.9 C
Prizren
E enjte, 1 Janar, 2026

Themelohet Komiteti Lokale për Siguri Publike në fashitin Velezhë të Prizrenit

Policia e Kosovës ka njoftuar se me datën 03.04.2025 është themeluar zyrtarisht Komiteti Lokal për Siguri Publike (KLSP) në Velezhë të Prizrenit, një mekanizëm i rëndësishëm i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe qytetar për forcimin e sigurisë publike në komunitet, përcjell PrizrenPress.

Në një ceremoni të mbajtur në ambientet e Stacionit Policor Prizren VERI në fshatin Lubzhdë të Prizrenit, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Policisë së Kosovës nga niveli qendror dhe ai rajonal, përfaqësues nga OSBE, institucioneve lokale, përfaqësues nga institucione arsimore, përfaqësues të lagjeve dhe fshatrave, u formalizua krijimi i KLSP-së, i cili synon të forcojë partneritetin ndërmjet komunitetit dhe Policisë për të adresuar në mënyrë më efikase çështjet që kanë të bëjnë me rendin dhe sigurinë.

“Përmes këtij këshilli do të mundësohet: Identifikimi i përbashkët i problemeve të sigurisë në nivel lokal, hartimi dhe zbatimi i planeve konkrete për parandalimin e kriminalitetit, promovimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike dhe qytetarëve, krijimi i një mjedisi më të sigurt për të gjithë qytetarët”, thekson PK-ja në njoftim.

Komitetet Lokale për Siguri Publike po vazhdojnë të jenë trupa mbështetës të policisë si në aspektin e sigurisë ashtu edhe në përkrahjen e aktiviteteve me ndikim në parandalim të çfarëdo dukurie negative në shoqëri me qëllimin e ngritjes së sigurisë dhe mirëqenien e çdo qytetari./PrizrenPress.com

Më Shumë

Si erdhi deri te tragjedia e rëndë në Prizren, ku foshnja një vjeçare humbi jetën si pasojë e djegies së shtëpisë?

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri paraditen e sotme në Prizren. Për pasojë një fëmijë 1-vjeç vdiq, derisa tre të tjerë u dërguan për...

Nuk ka kolona në pikat kufitare të Kosovës

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Kosovës ka njoftuar se sot, në orët e hershme të mëngjesit, nuk ka asnjë kolonë në asnjë nga...

Lajmet e Fundit