Zhdukja e 27 vjeçarit, Kërkim-Shpëtimi Malor mbyll operacionin: S’ka gjurmë të tij

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, njofton se akoma nuk kanë hasur në gjurmët 27-vjeçarit A.Ll.

Në njoftimin e kësaj organizate, thuhet se operacioni është mbyllur deri në grumbullimin e informacioneve të nevojshme.

“Kërkimi është bërë në bashkëpunim me policnë e shtetit shqiptar”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Me datën 07.04.2025 ShKShMK ka pranuar thirrje për ndihmë nga autoritet Shqiptare për kërkimin e banorit të humbur A.LL, 27 vjeçar nga fshati Kishaj-Has.

Skuadrat e ShKShMK së bashku me policinë e shtetit, banorët e zonës kanë realizuar kërkimin e zonës së dyshuar me datat 07-08.04.2025, duke mos hasur në gjurmët e personit të lartcekur.

ShKShMK e mbyll këtë operacion deri në grumbullimin e informacioneve të nevojshme.

Më Shumë

Xhevat Susuri vazhdon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Futbollisti Xhevat Susuri do të vazhdojë të jetë pjesë e Lirisë edhe për tre sezonet e ardhshme. Klubi prizrenas ka njoftuar se Susuri ka nënshkruar...

Prizreni shënon Ditën e Zjarrfikësve me aktivitet vetëdijesues

Në kuadër të Ditës së Zjarrfikësve të Prizrenit, kryetari i Komunës, Shaqir Totaj, së bashku me drejtorin e Emergjencave dhe Sigurisë, Sead Arifi, si...

Lajmet e Fundit