19.5 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026

Rexhaj i VV-së: Kurti po e analizon mundësine e formimit të Qeverisë me koalicion

Pas takimit të Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, me përfaqësuesit e partive politike në vend, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arber Rexhaj, për FrontOnline ka theksuar se shumica e përfaqësuesve të minoriteteve do të jenë pjesë e Qeverisë, duke theksuar se kjo është një mundësi e domosdoshme për të siguruar përfaqësim të drejtë dhe gjithëpërfshirës.

Unë mendoj se në shumësi pra pothuajse të gjithë që do i përfaqësojnë interesat e minoriteteve, do jenë pjesë e Qeverisë”, ka thënë ai.

Deputeti i VV-së ka përmendur gjithashtu rëndësinë e krijimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së kryetarit të tij, duke shtuar se shpreson që deri më 15 prill të arrihet edhe votimi i Qeverisë.

Të zgjidhet Kuvendi, kryetari i Kuvendit dhe në afatin 15 ditor pra të votohet edhe Qeveria,” ka thënë Rexhaj për FrontOnline, duke theksuar angazhimin e partisë për të përmbyllur këtë proces në një kohë të shkurtër.

Rexhaj ka shtuar se, megjithëse qëllimi është të arrihet formimi i Qeverisë deri më 15 prill, ka ende kohë për analizuar mundësitë.

“Ne do donim që me 15 prill të votohet edhe Qeveria, por deri atëherë ka kohë dhe Kurti si kryetar i VV-së, do e analizoj numrat e Qeverisë dhe në këtë mënyrë mendoj se po analizon edhe mundësinë e qeverisjes,” ka shtuar ai.

Ai ka përfunduar duke theksuar se, përveç mundësisë së krijimit të një shumice të qëndrueshme, VV po shqyrton edhe mundësinë për një bashkëpunim me parti të tjera, duke nënvizuar se kjo do të bëhet vetëm nëse është e lavdërueshme për vendin.

Apo do kemi ndonjë bashkëpunim me ndonjë subjekt politik,” ka thënë Rexhaj për FrontOnline.

Më Shumë

Prizreni i jep lamtumirën e fundit ish-eprorit të UÇK-së, Selim Krasniqi

Prizreni i ka dhënë sot lamtumirën e fundit patriotit dhe ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Selim Krasniqi – Komandant “Baca”, në një ceremoni...

Brenda 48 orëve, në 16 raste ndalohen punimet në objekte ndërtimi, 11 veç në Prizren

Inspektorati Qendror i Punës ka publikuar shifrat e radhës nga aksioni i madh i inspektimeve në sektorët me rrezikshmëri të lartë, që nisi pas...

Lajmet e Fundit