7.9 C
Prizren
E enjte, 5 Mars, 2026

Ndahet nga jeta aktorja e madhe Margarita Xhepa

Ikona e kinematografisë, Margarita Xhepa është ndarë nga jeta ditën e sotme.

Aktorja e njohur shqiptare dhe shumë e dashur për publikun festoi një ditë më parë ditëlindjen.

Aktorja u lind më 2 prill të vitit 1934, në qytetin e Lushnjës, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj.

Veç suksesit me veprat e shumta të dramaturgëve shqiptarë, Margarita Xhepa ka korrur sukses edhe në rolet e dramaturgjisë botërore si, Ofelia tek “Hamleti”, vajza e dytë tek “Mbreti Lir”, dadoja tek “Romeo e Zhuljeta”, mbretëresha Margaret tek “Rikardi III”, etj.

Në vitin 1997, interpretoi në filmin grek “Mirupafshim” (regjisor J. Koras, K. Vupuras). Filmi u laureua me Çmimin e Madh në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Mesdhetar në Selanik, ndërsa Margarita Xhepa, Çmimin e Nderit.

Në vitin 2007 iu dha “Çmimi i Karrierës” për rolin e Nadjezhnës në monodramën “Kënga e mjellmës” së Çehovit. Krahas teatrit, Xhepa është shfaqur në ekranin e filmit me një galeri të larmishme prej 32 rolesh. Disa prej personazheve që interpretoi mjeshtërisht janë Zyraka te “Vitet e para” (1965), Shano te “Dimri i fundit” (1976), pianistja te “Koncert në vitin 1936” (1978) dhe Lena te “Tokë e përgjakur” (1976)./dritare.net

Më Shumë

Drini i Bardhë nis stinorin pranveror me fitore

KF Drini i Bardhë e ka nisur me sukses stinorin pranveror në Ligën e Dytë të Kosovës, duke mposhtur ekipin e Shqiponjave me rezultat...

15 të arrestuar dhe 52 aksidente trafiku brenda 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit, në nivel vendi janë regjistruar gjithsej 52 aksidente trafiku, prej tyre një me fatalitet, 19 me persona të lënduar...

Lajmet e Fundit