Grapeland-Keku, kampioni do të vendoset sot në Rahovec

Sot luhet ndeshja e tretë e serisë finale mes Grapelandit dhe Kekut, një përballje vendimtare që do të përcaktojë kampionin e këtij sezoni në Ligën e Parë të Kosovës në basketboll, përcjell PrizrenPress.

Pas një sezoni të ngjeshur dhe dy ndeshjeve të para tejet të luftuara, seritë janë në barazim 1-1. Tani gjithçka vendoset në një ndeshje të vetme, dhe Rahoveci është gati për sfidën përfundimtare.

Takimi zhvillohet sot (e diel), në ora 19:00 në palestrën e sportit “Mizahir Isma” në Rahovec, ku pritet një atmosferë e zjarrtë, me mbështetjen e madhe të tifozëve vendas, që janë gati të jenë lojtari i gjashtë në fushë./PrizrenPress.com

Më Shumë

“Rock & Blues Music Festival” rikthehet me edicionin e katërt në Prizren

Prizreni do të jetë sërish qendra e adhuruesve të muzikës “Rock & Blues”. Kjo pasi që nga 3 deri më 5 korrik do të mbahet...

Personi që goditi me veturë për vdekje policin në kufi është 28-vjeçar

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në afërsi të pikë-kalimit kufitar në Vërmicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë vdekjen e...

Atdheu me qira

Lajmet e Fundit