Prokuroria e Prizrenit dhe AAPSK diskutojnë koordinimin për pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara

 

Në takim kanë marrë pjesë edhe prokurorja nga Departamenti i Krimeve të Rënda, Arijana Shajkovci, zëvendës kryeprokurori, Labinot Jetishi si dhe udhëheqësi i Departamentit të Përgjithshëm, Atnor Skoro.

“Në fokus të diskutimeve ishin shitja e aseteve në fazë të hershme, planifikimi dhe koordinimi mes Prokurorisë së Prizrenit dhe AAPSK-së në fazë të hershme të sekuestrimit, rikthimi i aseteve si dhe trajtimi i sendeve të përdorura”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Aty theksohet se të dyja palët kanë shprehur gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin drejt rritjes së transparencës në menaxhimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara në Kosovë. /

 

Më Shumë

Banesa në shitje me KËSTE te “Tranziti i Ri” në Prizren!

Po kërkoni shtëpinë tuaj të ëndrrave apo një investim të sigurt? Ofrojmë banesa moderne me standarde të larta ndërtimi në një nga zonat më premtuese...

Ballkani përmbyll fazën përgatitore në Bansko

Ballkani ka mbyllur fazën përgatitore në Bansko, duke zhvilluar disa ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri dhe garat evropiane. Në miqësoren...

Lajmet e Fundit