-0.4 C
Prizren
E hënë, 2 Shkurt, 2026

Mamusha përfaqëson Kosovën në Bashkimin e Komunave të Botës Turke

Komuna e Mamushës është zgjedhur anëtare e Bordit Drejtues të Bashkimit të Komunave të Botës Turke (TDBB), një organizatë që brenda vetes përfshin mbi 1 mijë e 200 komuna nga 31 shtete të ndryshme.

Vendimi për pranimin e Komunës së Mamushës në bordin e këtij unioni, sipas njoftimit të kryetarit Abdylhadi Krasniç është marrë gjatë fundjavës së shkuar.

“Në këtë bashkësi, ku anëtarë janë komunat e botës turke ashtu edhe komunat e komuniteteve të afërta etnike, Mamusha do të përfaqësojë komunat e Kosovës në organet drejtuese të saj”, ka bërë të ditur Krasnic.

TDBB, ku bëjnë pjesë edhe komunat metropolitane të Turqisë, përfshirë dhe shumë komuna tjera, sipas kryetarit të Mamushës ka për qëllim forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komunave, shkëmbimin e përvojave dhe realizimin e projekteve të përbashkëta në fusha të ndryshme.

“Në mbledhjen e parë të Bordit Drejtues, ndër vendimet e marra ishte edhe mbështetja e disa projekteve të komunave në Bosnje e Hercegovinë”, ka njoftuar Krasniç.

Përmes këtij angazhimi, Komuna e Mamushës synon që të luajë një rol aktiv në nxitjen e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar të pushteteve lokale. /Telegrafi/

Më Shumë

57 aksidente dhe mbi 2300 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës përmes raportit ditor ka njoftuar se brenda një dite në vendin tonë kanë ndodhur 57 aksidente trafiku. Prej tyre, 34 aksidente janë...

Gjenerata 2025 përfundon praktikën njëvjeçare në Gjykatën Themelore në Prizren dhe Suharekë

Praktikantët e Gjykatës Themelore në Prizren dhe Suharekë kanë përfunduar me sukses praktikën profesionale një (1) vjeçare, duke shënuar një hap të rëndësishëm në...

Lajmet e Fundit