9.7 C
Prizren
E diel, 19 Tetor, 2025

Dëmtimi i veturës, Hajdari: Konsideroj se lidhet me punën time në QKUK, nuk kam asnjë problem personal

Ushtruesit të detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Osman Hajdari, sot në orët e mëngjesit i është dëmtuar vetura e tij në oborrin e QKUK-së.

Hajdari pas këtij incidenti ka mbajtur një konferencë për media, duke thënë se nuk ka asnjë problem personal me askënd, mirëpo shpërthimi sipas tij, konsideron se ka të bëjë me punën e tij në QKUK.

Ai shtoi tutje se rreth orës 08:40 e ka lënë veturën në parking për të vazhduar me punën e tij të përditshme, raporton Telegrafi.

“…Pas nja 1 ore e diçka më njoftuan se ka një shpërthim në parkingun e QKUK-së dhe dolëm e vizituam… ishte një mjet si të thuash shpërthyes në makinën time…

Konsideroj që puna e përditshme për një vit e sa në krye të QKUK meqenëse në jetën time private nuk kam asnjë problem, as në të kaluarën, as tash dhe konsideroj se ky akt krejt është i lidhur me detyrën time zyrtare, me punët e mia dhe vendosmërinë për me vendos rregull dhe rend në Qendrën Klinike Universitare dhe ndoshta kjo punë u pengon grupeve të ndryshme të interesit…”, tha ai.

Hajdari tutje tha se janë të vendosur për të vazhduar siç tha ai me punët e mira.

“Këto grupe nëse i kanë zgjedhur këto mjete me na frikësua e kanë shumë gabim sepse jemi shumë të vendosur si asnjëherë më parë, edhe ma shumë nga sot e tutje për me i luftu dukuritë negativ, qoftë korruptive, qoftë abuzive, qoftë të interesave të ndryshme në të mirë të qytetarëve”, tha ai.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës tha se munden me dëmtu fizikisht, por janë të vendosur t’i luftojnë dukuritë negative.

“… Munden me më dëmtu fizikisht edhe mu, po vjen edhe një Osman tjetër, edhe në Osman tjetër… ky institucion është vendos në binar të sigurt për zhvillim dhe stabilitet sa i përket edhe shërbimeve shëndetësore edhe ofrimin e shërbimeve për pacientë”, tha ai.

Ai falënderoi të gjithë ata që sot i kanë ofruar mbështetje. /Telegrafi/

Më Shumë

36 komuna përmbyllin procesin në Qendrat e Numërimit, Elezi jep detaje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 16:00 të ditës së sotme, aktivitetet në Qendrat Komunale të Numërimit janë përmbyllur në...

Spitali i Prizrenit: Nëna dhe bija që u plagosën nga bashkëshorti, në gjendje stabile

Dy viktimat, nëna dhe bija që u therën me thikë në orët e para të së premtes nga bashkëshorti, përkatësisht babai, janë në gjendje...

Lajmet e Fundit