18.7 C
Prizren
E hënë, 5 Maj, 2025

Kryetari i Dragashit deklaron mbi 100 mijë euro pasuri të paluajtshme dhe kursime

Kryetari i Komunës së Dragashit, që njëherësh është edhe kryetar i Degës së LDK-së, Bexhet Xheladini, ka deklaruar mbi 100 mijë euro pasuri të paluajtshme, si dhe mbi 100 mijë euro kursime.

Në regjistrin e deklarimit të pasurisë për vitin 2025, ai ka theksuar se ka në pronësi një shtëpi prej 150 metrave katrorë në vlerë prej 35 mijë e 200 euro, një ordinancë private prej 22 metrave katrorë në vlerë prej 20 mijë euro, si dhe 9 ngastra të ndryshme toke të sipërfaqeve të ndryshme, vlera e përgjithshme e të cilave kap shumën prej afër 64 mijë eurove.

Në të njëjtën kohë, Xheladini i ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit dy vetura në shfrytëzim nga familja. Personalisht ka thënë se posedon një veturë të cilën e ka vlerësuar me 12 mijë euro. Ndërsa, vetura tjetër ka deklaruar se është në pronësi të fëmijëve dhe është vlerësuar po ashtu me 12 mijë euro.

Tutje, ai ka bërë të ditur se në bankë posedon 100 mijë kursime nga puna 40 vjeçare, në ordinancën private dhe nga djali në Zvicër, si 30 mijë euro para të gatshme nga puna 40 vjeçare, në ordinancën private dhe nga djali në Zvicër.

Pagë vjetore si kryetar i Komunës, Xheladini në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit i ka deklaruar 20 mijë e 763 euro, pastaj 7 mijë e 661 euro pagesë nga puna si mjek në ordinancën private, pension në shumën prej 3 mijë e 679 euro, kamatë prej 1 mijë e 444 euro nga kursimet, teksa 960 euro i ka shkruar si mëditje për udhëtime jashtë vendit, raporton Telegrafi.

Ai ka paraqitur edhe të hyrat vjetore respektivisht pensionin e bashkëshortes në vlerë prej 1,300 euro, dhe 24 mijë franga zvicerane të ardhura vjetore të djalit në Zvicër.

Më Shumë

Mot i nxehtë sot, temperaturat arrijnë në 28 gradë Celsius

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperatura do të lëvizin nga 6 deri në 28...

Denik Prizreni: Kafja është luks!

Këngëtari i njohur kosovar Denik Prizreni ka komentuar raportimet e fundit për rritjen e çmimit të kafes deri në 2 euro nëpër lokalet e...

Lajmet e Fundit