15.5 C
Prizren
E mërkurë, 4 Mars, 2026

Dragashi dhe Mavrova-Rostusha drejt binjakëzimit dhe bashkëpunimit ndërkufitar

Një delegacion nga Komuna e Dragashit, i kryesuar nga kryetari Bexhet Xheladini, realizoi sot një vizitë zyrtare në Komunën e Mavrovës dhe Rostushës në Maqedoninë e Veriut. Në përbërje të delegacionit ishin edhe kryesuesja e Kuvendit Komunal, Arijeta Skeraj, nënkryetari nga radhët e komuniteteve,  Fejsal Halilovi?, shefi i Zyrës për Komunitete, Uzair Hamza, si dhe qytetari nga Restelica, Adnan Mutash.

Delegacioni u prit nga kryetari i Komunës së Mavrovës dhe Rostushës, Medat Kurtovski, dhe kryesuesja e Asamblesë Komunale, Teuta Mirto, raporton PrizrenPress.

“Qëllimi i kësaj vizite ishte vazhdimi i bashkëpunimit me Komunën e Mavrovës dhe Rostushës, me ç’rast palët u dakorduan që ky bashkëpunim të konkretizohet dhe me një binjakëzim të komunave”, thuhet në njoftimin e Komunës së Dragashit.

Sipas të njëjtit njoftim, një bashkëpunim i tillë pritet t’i kontribuojë rihapjes së përkohshme të pikës kufitare të Strezimirit, si dhe zbatimit më të shpejtë të projektit për asfaltimin e rrugës përmes Strezimirit në drejtim të Restelicës, “projekt i cili, sipas përfaqësuesve nga Maqedonia e Veriut, është duke u hartuar nga Ndërmarrja Publike për Rrugët Shtetërore.

Në kuadër të vizitës, përfaqësuesit e Komunës së Dragashit vizituan edhe Shkollën Fillore Komunale “Hajan Selmani” në Rostushë, ku u informuan rreth historikut të shkollës dhe zhvillimit të procesit mësimor në këtë komunë.

Kryetari Bexhet Xheladini falënderoi përfaqësuesit e komunës pritëse për mikpritjen dhe shprehu përkushtimin për forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërkomunale në të mirë të qytetarëve të të dyja anëve të kufirit./PrizrenPress.com

Më Shumë

Arrestohet një burrë në Prizren, dyshohet për dhunë në familje

  Një burrë është arrestuar në Prizren nën dyshimin për ushtrim të dhunës ndaj familjarëve të tij. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, rasti ka ndodhur më...

Donjeta e ARTË

Donjeta Sadiku ka shkëlqyer në edicionin e 77-të të turneut ndërkombëtar të boksit “Strangja 2026”, që u mbajt në Sofia, duke fituar medaljen e...

Lajmet e Fundit