11 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Drejtori i Administratës në Prizren, Shehu akuzohet për ndikim në manipulimin e çmimeve në tender

Prokuroria Themelore, përmes Departamentit për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër tetë zyrtarëve të lartë për përfshirje në manipulim të tenderëve publikë dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Të pandehurit Xh.D., Y.G., Q.K., S.V., E.Sh., L.S., B.J. dhe D.N. akuzohen se më 4 gusht 2022, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer vepra penale që lidhen me keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik, gjatë procesit të tenderimit për projektin “Renovim dhe mirëmbajtje të objekteve të Komunës së Prizrenit”.

Sipas aktakuzës, zyrtarët, të cilët ishin pjesë e komisionit për vlerësimin e ofertave, kanë shkelur qëllimisht detyrat ligjore për të favorizuar konsorciumin e operatorëve ekonomik “P.C.G. Sh.P.K.” dhe “A.-T. Sh.P.K.”, duke u mundësuar atyre përfitim të paligjshëm nëpërmjet manipulimit të dokumentacionit dhe çmimeve të ofertuara.

Ndër të akuzuarit figuron edhe Edin Shehu, drejtor i administratës në Komunën e Prizrenit, i cili sipas Prokurorisë ka ushtruar ndikim të drejtpërdrejtë në proces, në cilësinë e mbikëqyrësit të menaxherit të projektit. Ai dyshohet se ka ndihmuar operatorët ekonomik që të manipulojnë me çmimet për njësi, duke krijuar favore në dëm të konkurrencës dhe interesit publik.

‘’I akuzuari E.Sh., në cilësinë e drejtorit të administratës – mbikëqyrës i menaxherit të projektit, ka ndikuar që operatorët ekonomik gjatë fazës së ofertimit të manipulojnë me çmime për njësi’’ , thuhet sipas KPRK-së.

 

Më Shumë

Artan Abrashi zbulon arsyen e bashkëpunimit me Zafir Berishën: Na lidh respekti dhe vizioni për Prizrenin

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka folur sonte në emisionin Politiko për arsyet që e shtynë të lidhë koalicion...

Krasniqi me disponim të mirë krah Totajt: Prizreni i Shaqës është Prizreni i ëndrrave tona

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka udhëtuar drejt Prizrenit për kryetarin aktual të kësaj komune, njëherësh kandidat për një mandat tjetër, Shaqir Totajn. Përmes një...

Lajmet e Fundit