3.6 C
Prizren
E premte, 27 Shkurt, 2026

Sezon pozitiv për Bashkimin, plotë publik dhe një e ardhme premtuese

Bashkimi sivjet ka përjetuar një nga sezonet më të mirë në vitet e fundit, duke dëshmuar se me organizim të fortë dhe vizion të qartë, suksesi është vetëm çështje kohe.

Fushata e këtij viti nuk përfundoi me trofe, por klubi portokalli nga Prizreni dha sinjale të qarta se është rikthyer në rrugën e duhur dhe është një ndër kandidatët seriozë për trofe në të ardhmen, nëse vazhdon me këtë nivel organizimi.

Transformimi i Bashkimit nisi me ardhjen e strukturës së re drejtuese në krye me Kushtrim Kabashin, i cili bashkë me ekipin e tij arriti të stabilizojë gjendjen financiare të klubit duke shlyer borxhe që kalonin 200 deri në 300 mijë euro. Ky hap i guximshëm e i domosdoshëm hapi rrugën për një organizim të shëndetshëm dhe e ktheu klubin në një ambient stabil për sportistët dhe stafin.

Rezultatet nuk munguan. Bashkimi e mbylli edicionin e rregullt si lider, duke impresionuar me paraqitje të qëndrueshme gjatë gjithë sezonit. Por ndoshta suksesi më i prekshëm ishte rikthimi i publikut prizrenas në palestër, ku atmosfera në “Sezai Surroi”, veçanërisht në ndeshjet e fundit, ishte për t’u marrë shembull. Mbështetja masive e tifozëve riktheu emocionin dhe krenarinë e dikurshme në qytetin e basketbollit.

Megjithatë, pjesa vendimtare e kampionatit solli edhe zhgënjim për një pjesë të tifozëve. Klubi mori kritika – kryesisht nga publiku – për zgjedhjen e trajnerit, i cili erdhi në një fazë kyçe pa përvojën e duhur për ndeshje të presionit të lartë. Këta zëra kritikë janë një sinjal për bordin drejtues që, pas përfundimit të sezonit, të analizojë me kujdes çdo vendim dhe të përmirësojë gabimet që ndikuan në momentet kyçe.

Pavarësisht kësaj, sezoni i Bashkimit mbetet për t’u lavdëruar. Në një kohë kur shumë klube përballen me sfida të mëdha financiare dhe organizative, Bashkimi ka dëshmuar se me punë të ndershme dhe drejtim të mirë, mund të ringrihesh dhe të jesh sërish faktor në garë për trofe. E ardhmja duket premtuese për portokallinjtë e Prizrenit. /AsistiOnline.com/

Më Shumë

Prokuroria e Prizrenit kërkon 30 ditë paraburgim për dy të arrestuarit për fajde

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren caktimin e masës së paraburgimit për 30 ditë ndaj dy të pandehurve, F.B....

Afër 2 mijë e 600 gjoba për 24 orë, policia njofton se ka arrestuar 20 persona

Policia e Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar 2598 gjoba trafiku. Gjatë kësaj kohe, policia ka njoftuar se janë arrestuar...

Lajmet e Fundit