19.6 C
Prizren
E shtunë, 2 Gusht, 2025

Malisheva në Evropë, Llapi në barazh e Suhareka bie nga Superliga

Malisheva ka siguruar kualifikimet për fazën e parë të Conference League, Llapi barazhin e Suhareka ka rënë nga Superliga.

Të dielën është zhvilluar xhiro e 36-të e Superligës së Kosovës në futboll, ku të gjitha ndeshjet kanë qenë në një orar.

Kësisoji Drita e ka mbyllur kampionatin në vendin e parë me 74 pikë e Feronikeli në vendin e fundit me 15 pikë.

Malisheva ka arritur të marrë një barazim të rëndësishëm 2:2 në transfertë ndaj Prishtinës. Pas pjesës së parë, mysafirët kanë qenë në epërsi 2:0 falë një autogoli të Diar Halilit dhe golit të Drilon Hazrollajt. Megjithatë, Prishtina është rikthyer në pjesën e dytë me gola nga Sinan Kadiri dhe Ronald Sobowale, duke barazuar rezultatin.

Me këtë pikë, Malisheva përfundoi kampionatin me 53 pikë dhe ka siguruar kualifikimet për fazën e parë të Conference League.

Në ndeshjen tjetër, Llapi ka fituar 3:1 ndaj Dukagjinit në “Zahir Pajaziti”. Golat për llapjanët janë shënuar nga Ahmed Januzi në minutat 11-të dhe 39-të, ndërsa Dukagjini ka ngushtuar diferencën në minutën e 61-të përmes Erlis Xhemajlit. Arianit Hasani e ka shënuar golin vendimtar në minutën e 66-të për 3:1.

Me këtë fitore, Llapi mbylli sezonin në vendin e tetë me 47 pikë dhe tani do të luajë në barazh për mbetjen në Superligë kundër Vushtrrisë nga Liga e Parë.

Derbi lokal në Suharekë mes Ballkanit dhe Suharekës ka përfunduar me barazim 2:2. Ky rezultat ka qenë fatkeq për Suharekën, e cila përfundon në vendin e nëntë me 43 pikë dhe rrjedhimisht bie nga Superliga, duke u kthyer në Ligën e Parë për sezonin e ardhshëm.

REZULTATET:

Drita – Feronikeli – 4-1

Ferizaj – Gjilani – 2-2

Llapi – Dukagjini – 3-1

Prishtina – Malisheva – 2-2

Suhareka – Ballkani – 2-2

Marketing

 

Më Shumë

Qatip Osmani emërohet kryetrajner i ri i Malishevës

FC Malisheva ka zyrtarizuar emërimin e trajnerit të njohur Qatip Osmani në postin e kryetrajnerit të skuadrës. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi...

Vikend i rëndë për Prizrenin si pasojë e zjarreve

Gjatë fundjavës, Prizreni ka qenë vatër e shpërthimit të shumë zjarreve. Si pasojë e këtyre zjarreve, kanë pësuar disa kafshë, derisa janë djegur edhe disa...

Lajmet e Fundit