1.9 C
Prizren
E diel, 1 Mars, 2026

Liria përkujton dëshmorin Përparim Thaçi: Hero i kombit dhe futbollist i zemrës sonë

Liria e Prizrenit ka përkujtuar sot me respekt të thellë dhe krenari figurën e Përparim Thaçit – një nga sportistët më të dalluar të historisë së klubit dhe njëherazi dëshmor i rënë për lirinë e Kosovës, raporton PrizrenPress.

I njohur për përkushtimin, talentin dhe shpirtin luftarak në fushën e lojës, Thaçi ishte një nga figurat kyçe të FC Lirisë gjatë viteve të ’90-ta. Por kur vendi kërkonte më shumë se gola dhe fitore, ai hoqi dorë nga futbolli për t’iu bashkuar radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke zgjedhur rrugën e sakrificës për atdheun.

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

“Kur thirrja e atdheut u bë më e fortë se çdo ëndërr personale, Përparimi zgjodhi rrugën e sakrificës,” thuhet në mesazhin përkujtimor të shpërndarë nga klubi. Ai ra dëshmor në vijën e frontit, duke lënë pas një trashëgimi të pavdekshme si sportist dhe atdhetar.

“FC Liria – gjithmonë me kujtimin për ty, Përparim!”, përmbyllet mesazhi.

Sot, emri i tij qëndron i gdhendur jo vetëm në historinë e klubit, por edhe në kujtesën kolektive të qytetarëve të Prizrenit – si simbol i rrallë i bashkimit ndërmjet sportit, guximit dhe dashurisë për lirinë./PrizrenPress.com

Më Shumë

Arrestohet një i dyshuar për fajde në Rahovec

Një person është arrestuar nën dyshimin për fajde. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në Rahovec, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpi dhe...

Drini i Bardhë prezanton afrimin e ri, Feldis Mustafi Pelje

Klubi i futbollit Drini i Bardhë ka zyrtarizuar afrimin e futbollistit Feldis Mustafi Pelje, i cili i bashkohet skuadrës për sezonin e ri garues,...

Lajmet e Fundit