14.2 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Tradita 70-vjeçare e rrobaqepësisë në zemër të Prizrenit

Në zemrën e qytetit historik të Prizrenit, në Shadërvan, Rifat Kovaçi është i njohur për përkushtimin e tij ndaj zanatit të rrobaqepësisë, të cilin e ushtron prej rreth 70 vitesh. Përkrah tij, që 33 vite punon në të njëjtin dyqan Faruk Kotle.

Rifat Kovaçi, i cili ka filluar këtë profesion që në moshë të re dhe e ka ushtruar me përpikëri për dekada, thotë se rrobaqepësia për të nuk është vetëm një punë, por një mënyrë jetese.

“Prej 70 vitesh e ushtrojmë këtë zanat. Rrobaqepësia për ne është traditë dhe art,” shprehet mjeshtri.

Ndërsa Faruk Kotle, i cili punon prej shumë vitesh përkrah mjeshtrit të tij, thekson se ka mësuar shumë prej tij dhe se e ndjen si përgjegjësi ruajtjen e kësaj tradite.

Ky dyqan i vogël rrobaqepësie, që zë një vend të rëndësishëm në strukturën kulturore të Prizrenit, ruan gjurmët e së kaluarës dhe njëkohësisht e mban gjallë mjeshtërinë tradicionale të punës me dorë deri në ditët e sotme./rtk

Marketing

Kliko videonhttps://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Më Shumë

LDK-ja në Prizren ende pa vendim për balotazh, Selmanaj: Brenda tri ditësh do ta publikojmë mbështetjen tonë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prizren ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar se cilin nga dy kandidatët për kryetar të komunës do...

Humb jetën një motoçiklist në Rahovec

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në të cilin kanë qenë të përfshira një veturë me targa vendore dhe...

Lajmet e Fundit